Politike

Etilda Gjonaj: Janë regjistruar me zë dhe figurë, protestat janë organizuar nga PD dhe LSI, nuk pres që Ademi të dalë të

13 Dhjetor 2020, 14:05 Nga DOSJA
Etilda Gjonaj: Janë regjistruar me zë dhe figurë, protestat

TIRANË– Ministrja Etilda Gjonaj ka deklaruar me bindje se pas protestave të zhvilluara në katër ditët e fundit qëndron PD-ja dhe LSI-ja. E ftuar në “Report TV”, Gjonaj tha se ka pamje me zë dhe figurë që tregojnëë se këta aktorë politikë qëndrojnë pas këtyre protestave.

Gjonaj shtoi se ajo nuk pret që kryebashkiakja Voltana Ademi të dalë të gjuajë me gurë, pork a pamje ku shihet se ajo ka qenë e pranishme në protestat e Shkodrës.

“Të gjithë duhet të kemi mundësinë tu bëjmë thirrje organizatorëve që të shmangin aktet e dhunës. Ne kemi parë eksponentë të partive politike që kanë qenë pjesë e këtyre protestave. Prokuroria duhet të hetojë se kush qëndron pas protestave të të miturve. Ata nuk e kanë idenë as se çfarë po kryejnë. Pamjet me figurë e zë dëshmojnë se kanë qenë aktorë politikë të PD-së dhe LSI-së. Nuk besoj që dikush mendon se Voltana Ademi nuk ishte në protestë kur e kemi me zë e figurë. Nuk pres që kryebashkiakja të marrë gurë të godasë në protestë,”- tha Gjonaj.

Sot është dita e pestë e protestës që pritet të nisë në orën 18:00, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, përfshirë edhe Shkodrën për të cilën foli Gjonaj. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj protesta per klodian rashen etilda gjonaj protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll