Politike

Oriola Pampuri flet për dhunën e ushtruar ditën e sotme në protestë: Jam e shqetësuar për minorenët

12 Dhjetor 2020, 20:55 Nga DOSJA
Oriola Pampuri flet për dhunën e ushtruar ditën e sotme në

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka folur në lidhje me protestën që po mbahet ëpr vrasjen e Klodian Rashës. Në një postim që ka bërë në Facebook ajo ka thënë se dhuna e përdorur nga policia kundrejt protestuesve është e paimagjinueshme. Më tej ajo ka thënë se terrori që kanë parë protestuesit ditën e sotme ishte i tepërt dhe se mes protestuesve kishte dhe shumë minorenë.

Ndër të tjera ajo shkroi edhe raportin e Avokatit të Popullit, ku deklaroi se në personat e shoqëruar ka edhe minorenë dhe se te ta u është ushtruar dhunë psikologjikë. Në fund ajo ka shkruar se në postimin e saj nuk e ka hedhur për të bërë politik po për të thënë se të protestuesit janë fëmijët që po protestojnë kanë një familje.

Postimi i plotë:

Po dal në këtë orë të vonë të mbrëmjes jo për të bërë politikë, por si grua dhe si nënë. Jam tepër e shqetësuar për dhunën që sot u përshkallëzua në menyrë jo propocionale ndaj një numri të madh të rinjsh, kryesisht minorenë. Ata janë femijët tanë, që gjatë këtyre ditëve janë terrorizuar dhe keqtrajtuar në kundërshtim me ligjin nga forcat e policisë. Sot në mbremje ishim dëshmitarë të një terrori policor krejtësisht të panevojshëm. Ata femijë, që tani që unë po flas janë të ndaluar në komisariat, janë fëmijë nënash, janë femijët tanë. Si psikologe, jam e tronditur sepse e di shumë mirë që trauma që po u shkaktohet këtyre adoleshentëve, mund të lërë gjurmë për gjithë jetën. Avokati i Popullit deklaroi sot se pas një inspektimi në komisariatet e policisë së Tiranës, ndaj minorenëve deri në 13 vjeç është ushtruar dhunë psikologjike, duke i marrë në pyetje pa praninë e avokatit dhe pa praninë e psikologut, në kundershtim të hapur me ligjin. Nga dëshmitë që raportoi Avokati i Popullit, është ushtruar edhe dhunë fizike gjatë ndalimit dhe shoqërimit të adoleshentëve në rajonet e policisë. E thashë në fillim se nuk jam këtu për të bërë politikë, por për t’i bërë një thirrje edhe humane dhe ligjore Policisë së Shtetit, që të ndalë menjëherë keqtrajtimin dhe dhunën ndaj të rinjve. Ata që sot kanë dalë në rrugë janë femijët tanë, por janë dhe femijët e tyre. I bëj një kërkesë dhe medias që të jetë e vëmendshme dhe e ndjeshme ndaj këtij fenomeni, që mund të traumatizojë një brez të tërë.

Sot ishte dita e katërt e protestës për vrasjen e Klodian Rashës. Protestuesit kërkojnë nga qeveria që të shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe ri-formatim të të gjithë policisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oriola pampuri proteste per klodian rashen oriola pampuri proteste per klodian rashen

Sondazh

Poll

Politike 12 Dhjetor 2020, 19:54

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për reagimet pasi ka dhënë dorëheqjen duke thënë se kanë qenë pozitive dhe se kanë vlerësuar gjestin. ...