Politike

‘Jemi mbledhur të festojmë’! Lapsusi që i kushtoi shtrenjtë Luan Baçit, protestuesi: Po pse bën politikë o të q**sha

13 Dhjetor 2020, 06:29 Nga DOSJA
‘Jemi mbledhur të festojmë’! Lapsusi që i kushtoi

TIRANË– Ish-deputeti i PD, Luan Baçi teksa ka qënë në mesin e protestuesve mbajti një fjalim të shkurtër që nuk u prit aspak mirë nga njerëzit.

Teksa thotë që kjo është mënyra e nderimit të 25-vjeçarit Klodian Rashën, Baçi devijoji duke thënë se kjo është mënyra për të festuar Partinë Demokratike e se ajo është partia që do sjellë ndryshimin në vend.


‘Në kuptimin e mirë të fjalës festë. Gjetëm këtë mënyrë për të nderuar dhe kujtuar atë të ri. Gjetëm këtë mënyrë për të festuar festën e Partisë tonë Demokratike dhe për ti thënë të gjithë shqiptarëve që në këtë mënyrë do të vijë ndryshimi. Rroftë partia demokratike’– tha ish-deputeti.

Ky fjalim nuk u prit aspak mirë nga protestuesit të cilët ishin aty për një kauzë: Të kërkonin drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës.

“Po pse bën politikë o të q**sha robt”- dëgjohet të thotë një prej protestuesve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luan baci luan baci

Sondazh

Poll

Politike 12 Dhjetor 2020, 19:54

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për reagimet pasi ka dhënë dorëheqjen duke thënë se kanë qenë pozitive dhe se kanë vlerësuar gjestin. ...