U procedua si organizatore e protestës në Shkodër, Voltana Ademi mohon gjithçka: Kam telefonuar Policinë, pse nuk reaguan?
13 Dhjetor 2020, 11:01Nga DOSJA
SHKODËR– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka dhënë një deklarata për mediat pasi është marrë nën hetim nga Policia e Shtetit si organizatore e protestës së djeshme, ku u sulmua selia e PS-së. Në një deklaratë për mediat ajo shtoi se nuk ka qënë as ajo organizatore dhe as Partia Demokratike, duke shtuar se ajo doli në tubim si qytetare e Shkodrës.
Ajo pretendon se e ka njoftuar Policinë e Shtetit për gjithë çfarë po ndodhte dhe se gjithçka mund të vërtetohej me atë të thirrjeve telefonike.
“Jam njohur sot nga mediat, nuk kam pasur njoftim nga policia. Nën akuzë sot është Policia e Shtetit. Protesta paqësore është një e drejtë civile për të gjithë. Populli do reagojë gjithmonë për këto padrejtësi. Protesta bëhen shpesh në Shkodër. Vetëm 1 javë më parë kemi pasur një protestë për vendosjen e kufizimit të orarit. Unë kam qenë dhe kam lëvizur me qytetarët e Shkodrës nga posta tek “2 prilli”. Pse isha në protestë? Unë jam qytetarja e parë e Shkodrës. Marr pjesë në të gjithë lëvizjet që mendoj se është e drejtë. Mosreagimi është i padenjë. Kam dyshimet e mia për atë që ka ndodhur dje, pse nuk reagoi policia? Do kërkoj deri në fund hetim. Ka një komunikim zyrtar të pasdiskutuar me Policinë. Në asnjë rast nuk vepron ndryshe, veçse duke respektuar ligjin. Unë do t’ju bëjë me dije se janë dhe kamerat. Policia i ka pamjet e kamerave të sigurisë dhe janë dëshmi për mosveprim. Nuk duhet të guxojë askush që të marrin qasje politike. Qytetarët në Shqipëri protestojnë. Kam marrë në telefon Policinë, e kam të regjistruar. Detyra e policisë së shtetit është të mbrojë institucionet dhe qytetarët. Mos të guxojë askush që ti veshin politikisht protestat. PD nuk ka organizuar apo udhëhequr një protestë. PD kur organizon protesta, ka dhënë shembullin, ne jemi gjithmonë korrekt ,”-u shpreh ajo në fjalën e saj.
Ademi është një prej 46 personave të marrë nën hetim në Shkodër si organizatore e protestës së djeshme ku edhe u dëmtuar godina e Partisë Socialiste. Zonja e parë e qytetit pas ngjarjes u shpreh se kishte njoftuar efektivët për dhunë që po përdorej por nuk kishte marrë një reagim nga ta.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Selia e Partisë Socialiste në Shkodër është riparuar pas dëmtimeve të shkaktuara nga protesta që u zhvillua ditën e djeshme në qytet. Drejtuesi po...
TIRANË– Ish-deputeti i PD, Luan Baçi teksa ka qënë në mesin e protestuesve mbajti një fjalim të shkurtër që nuk u prit aspak mirë nga njerëzit.Teksa...
TIRANE– Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, një nga organizatorët e protestës “Drejtësi për Klodianin”, i kërkon kryeministrit Edi Rama të largojë Drejto...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka folur në lidhje me protestën që po mbahet ëpr vrasjen e Klodian Rashës. Në një postim që ka ...
TIRANË –Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, ka folur në lidhje me protestën që është zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës, nga efekt...
TIRANË- Ministri Sandër Lleshaj, është shprehur sse për vrasjen e Klodjan Rashës po bëhet hetimi penal. Në një intervistë për ReportTv, Lleshaj ka thënë se...
TIRANË- Partia Demokratike, ka reaguar në lidhje me protestën e që është zhvilluar për të katërtën ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës.Në një postim ...
Politike12 Dhjetor 2020, 19:54
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për reagimet pasi ka dhënë dorëheqjen duke thënë se kanë qenë pozitive dhe se kanë vlerësuar gjestin. ...
TIRANË– Petrit Vasili është shprehur me bindje se efektivët e policisë do të ndëshkohen për dhunën e ushtruar kundrejt qytetarëve, bashkë me kryemini...
TIRANË-Ish-Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se ka vizituar familjen Rasha. Në një intervistë për “Report Tv”, ai ka thënë se menjëherë pas...