Politike

E proceduan se ishte në protestë, Voltana Ademi depoziton në Prokurori padinë për drejtuesit e policisë së Shkodrës

13 Dhjetor 2020, 13:10 Nga DOSJA
E proceduan se ishte në protestë, Voltana Ademi depoziton në

SHKODËR– Pasi policia e Shkodrës e procedoi penalisht për shkak se ishte pjesë e protestës, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka bërë kallëzim penal.

Kallëzimi u bë ndaj drejtuesit të Policisë së Shtetit në Shkodër. Ademi denoncon veprimet e kundra ligjshme dhe kriminale të kryer sipas saj, nga punonjës së Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore.

Gjithashtu ajo zbulon edhe telefonatën e kryer në numrin 129, ku kërkon mbrojtje të institucioneve nga ana e policisë.

Për pasojë, gjatë dëmtimeve të godinës së Partisë Socialiste që zgjatën më shumë se gjysmë ore sipas transmetimeve nga mediat audio vizive, Policia e Shtetit nuk veproi për të ruajtur institucioneve. Njerëz të thjeshtë reaguan duke mos lejuar dëmtime të qëllimshme. Policia në asnjë rast”, thuhet në padinë që Voltana Ademi ka depozituar në Prokurori.

Ademi është një prej 46 personave të marrë nën hetim në Shkodër si organizatore e protestës së djeshme ku edhe u dëmtuar godina e Partisë Socialiste. Zonja e parë e qytetit pas ngjarjes u shpreh se kishte njoftuar efektivët për dhunë që po përdorej por nuk kishte marrë një reagim nga ta.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike padia e voltana ademit padia e voltana ademit

Sondazh

Poll