U dëmtua nga protesta/ Riparohet selia e PS-së në Shkodër! Beqaj nxjerr FOTOT: E mirëkuptoj zemërimin e tyre, natën e mir
13 Dhjetor 2020, 10:00Nga DOSJA
SHKODËR– Selia e Partisë Socialiste në Shkodër është riparuar pas dëmtimeve të shkaktuara nga protesta që u zhvillua ditën e djeshme në qytet.
Drejtuesi politik i PS-së në këtë qytet, ish-ministri Ilir Beqja ka shpërndarë disa foto në Facebook ku shfaqen disa punonjës teksa riparojnë dëmet e shkaktuara. Ndër të tjera në postimin e tij, Beqja shkruan se mirëkupton zemërimin e qytetarëve.
Pamje nga selia e PS-së
Pamje nga selia e PS-së
Pamje nga selia e PS-së
Pamje nga selia e PS-së
Pamje nga selia e PS-së
Pamje nga selia e PS-së
Pamje nga selia e PS-së
“Kjo e sotmja, 12 dhjetor 2020, ka qënë një ditë e trishtueshme dhe e mërzitshme për shumë njerëz në Shkodër. Të trishtuar janë ndjerë shumë shkodrane e shkodranë, të cilëve u kërkoj ndjesë. Përpos shqetësimeve shëndetësore në familje e të afërm të krijuara nga sëmundja e Covid 19, përpos vështirësive ekonomike të krijuara nga ngërçi i ekonomisë prej pandemisë, ndjesia e zjarrvënies në mes të qytetit e rëndëon psikozën individuale dhe kolektive. Të mërzitur janë ndjerë shumë socialiste e socialistë shkodranë. Edhe simpatizantë e mbështetës të PS-së. Midis tyre ka edhe shumë të indinjuar. Kam komunikuar gjatë gjithë ditës me disa prej tyre. E mirëkuptoj zemërimin e tyre. Por besoj se tani në darkë, jemi të vetdijshëm se durimi dhe përulësia me të cilën e përballëm gjatë paradites sulmin ndaj selisë ka ndikuar drejtpërdrejt në lartësimin e qytetarisë shkodrane. Me fotot nga përfundimi i eleminimit të dëmtimeve të paradites së sotme të selisë së PS-së, ju uroj të gjithëve në Shkodër, natën e mirë, gjumë të qetë dhe të dielë të këndshme nesër, meqë edhe moti do të jetë pa shi,”-shkruan Beqja.
Ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës u marshua për vrasjen e Klodian Rashës mirëpo protesta përshpejtoi në dhunë dhe djegie. Ishin të rinjtë ata që thyen dyert dhe dritaret e selisë së PS-së në Shkodër, duke nxjerrë jashtë saj dokumente, karrige, kompjutera dhe tavolina të cilat i dogjën. Po ashtu reklamave në rrugë iu vu flaka duke krijuar kaos në qytet. Policia mori masa ndëshkuese duke proceduar 46 persona, mes tyre të mitur dhe Kryebashkiakes së qytetit, Voltana Ademit. Selia e PS-së tashmë është rikthyer në normalitet pas rregullimeve të menjëhershme.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-deputeti i PD, Luan Baçi teksa ka qënë në mesin e protestuesve mbajti një fjalim të shkurtër që nuk u prit aspak mirë nga njerëzit.Teksa...
TIRANE– Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, një nga organizatorët e protestës “Drejtësi për Klodianin”, i kërkon kryeministrit Edi Rama të largojë Drejto...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka folur në lidhje me protestën që po mbahet ëpr vrasjen e Klodian Rashës. Në një postim që ka ...
TIRANË –Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, ka folur në lidhje me protestën që është zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës, nga efekt...
TIRANË- Ministri Sandër Lleshaj, është shprehur sse për vrasjen e Klodjan Rashës po bëhet hetimi penal. Në një intervistë për ReportTv, Lleshaj ka thënë se...
TIRANË- Partia Demokratike, ka reaguar në lidhje me protestën e që është zhvilluar për të katërtën ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës.Në një postim ...
Politike12 Dhjetor 2020, 19:54
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për reagimet pasi ka dhënë dorëheqjen duke thënë se kanë qenë pozitive dhe se kanë vlerësuar gjestin. ...
TIRANË– Petrit Vasili është shprehur me bindje se efektivët e policisë do të ndëshkohen për dhunën e ushtruar kundrejt qytetarëve, bashkë me kryemini...
TIRANË-Ish-Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se ka vizituar familjen Rasha. Në një intervistë për “Report Tv”, ai ka thënë se menjëherë pas...
SHKODËR- Partia Demokratike, Dega Shkodër, ka reaguar pas akuzave që ka bërë kreu i rupit parlamentar Taulant Balla dhe Ilir Beqaj, duke thënë se pas prot...