Politike

Gjonaj: Fatkeqësisht Voltana Ademi nxit të miturit të ushtrojnë dhunë, mund të dënohet deri në 4 vite burg

13 Dhjetor 2020, 13:41 Nga DOSJA
Gjonaj: Fatkeqësisht Voltana Ademi nxit të miturit të

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gonaj tha se fatkeqësisht kryebashkiakja Voltana Ademi po nxit dhunë. E ftuar në Report TV, Gjonaj shtoi se kjo nuk meriton të quhet protestë për aq kohë sa janë të miturit ata që po nxiten të ushtrojnë dhunë. Ministrja theksoi se kushdo që nxit të miturit për dhunë, mund të dënohet deri në katër vite burg, duke lëshuar kështu një ‘paralajmërim’ për Ademin.

“Është shumë e vështirë për të rehabilituar të mitur që kanë kryer vepra penale dhe sot opozita i nxit të kryej akte të dhunshme. Është një fatkeqësi ku një drejtues si kryetar bashkie të nxisë të miturit të kryej këto akte. Të miturit janë tërësisht të paorganizuar në mënyrën si i kryejnë aktet e dhunës dhe po dëmtojnë edhe qytetarët e tjerë, jo vetëm policisë. Sot vëmë re se kemi një protestë të dhunshme. Nuk meriton të konsiderohet protestë përsa kohë që lidhet me aktet e dhunës. Të miturit janë nxitur nga segmente politike të PD-së dhe LSI-së. Janë përdorur nga subjekte politikë duke qenë dhe vetë prezent në protestë sikur ishte dhe rasti i Shkodrës. Të gjithë personat që nxisin akte të ndryshme penale përmes të miturve nën 14 vjeç dënohen deri më 4 vite burg. Kjo është një fatqetësi shumë e madhe sidomos nga ato parti që flasin shumë për të rinjtë, se si këto largohen dhe se duhet të kenë më shumë vëmendje, por nga ana tjetër i përdorin,”- tha Gjonaj.

Ademi është proceduar penalisht pas protestës në Shkodër. Sot kryebashkiakja dorëzoi një padi në Prokurori ku kallëzoi drejtuesit e policisë. Sipas Ademit, efektivët e policisë kanë qëndruar me duar në xhepa edhe pse ka qenë vetë ajo që i ka telefonuar kur ka parë akte dhune.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj voltana ademi etilda gjonaj voltana ademi

Sondazh

Poll