Politike

Ylli Manjani ironizon ‘sherrin’ mes Ramës dhe Stresit, ish-ministri: Ka thirrur për “ndihmë” Saliun e Ilirin se nuk e

13 Dhjetor 2020, 11:17 Nga DOSJA
Ylli Manjani ironizon ‘sherrin’ mes Ramës dhe Stresit,

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar ngjarjet aktuale që po ndodhin në vend. Në Facebook ai ka shkruar se kryeministri Rama hyn në debat politik me reperin Stresi e se nuk mundet ta përballojë dot debatin me të.

Ndër të tjera Manjani shkruan se nuk merret vesh me reperin e se dhuna policore nuk ia heq dot nga mendja Stresin. Postimi i bërë me sarkazëm nga ish-ministri përmbledh situatën që është krijuar mes Kryeministrit dhe reperit që ende nuk është kapur nga policia dhe pse është në kërkim.

‘Ai ka hyrë në debat publik me Stresin. Sa herë flet në publik e bën ta dëgjojë Stresi.Ka vënë gjithë shtetin kundër tij. Ka thirrë për “ndihmë” Saliun e Ilirin se nuk e përballon dot “debatin” me Stresin.I iku petlla se nuk po merret vesh me Stresin… Edhe ideologët e dhunës policore nuk ja heqin dot nga mendja…Stresin’

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike stresi dhe edi rama ylli manjani stresi dhe edi rama ylli manjani

Sondazh

Poll

Politike 12 Dhjetor 2020, 19:54

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për reagimet pasi ka dhënë dorëheqjen duke thënë se kanë qenë pozitive dhe se kanë vlerësuar gjestin. ...