Politike

Ermonela Felaj: Fëmijët që shoqërohen nga policia nuk e kanë moshën të shkruar në ballë!

12 Dhjetor 2020, 20:25 Nga DOSJA
Ermonela Felaj: Fëmijët që shoqërohen nga policia nuk e

TIRANË –Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, ka folur në lidhje me protestën që është zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë mëngjesin e 8 dhjetorit.

Në një intervistë që ka dhënë për Abcnews, Felaj u ka bërë thirrje prindërve të të miturve që të mbajnë përgjegjësi për fëmijët e tyre, sakaq ka shtuar se të miturit duhet të shoqërohen në komisariat pasi sipas saj ato nuk e kanë të shkruar moshën në ballë.

Ndër të tjera, të rinjtë në protestë nuk përfaqësojnë rininë shqiptare si në rastin e protestës së dhjetorit, por sipas felajt ao po përdoren nga politika. Ndërkohë ajo ka folur edhe për dorëheqjen e Ministrit Sandër Lleshaj duke thënë se veprimin e tij e ka quajtur si një akt moral.

“Kemi lënë pas 21 Janarin që jepeshin urdhra politikë nga shteti për të qëlluar protestuesit. Ne i rikthyem policisë arsimimin. Ka shumë të rinj që aplikojnë kur shpallen vakancat. Të rinjtë aty nuk përfaqësojnë rininë shqiptare siç ishte protesta e studentëve. Ajo që thotë Ademi, është një justifikim infantil si ata fëmijët që i vunë përpara për të sulmuar selinë e PS. Është e qartë se pse përdoren fëmijët. Në kohë moderne fëmijët i përdorin terroristët. I bëj apel të gjithë prindërve të mbajnë përgjegjësi për fëmijët e tyre. Prindërit nuk duhet të tregohen kaq të shkujdesshëm. PD dhe LSI nuk arritën kurrë të maturohen. Minorenët do të shoqërohen se askush nuk e ka të shkruar në ballë sa vjeç është. Çdo veprim ndaj atyre që janë 14-vjeç e sipër është bërë konform Kodit Penal. E gjitha që ngrihet është tymnajë sepse nuk ka veprime të paligjshme në këtë mes. Në një kohë kur të gjithë kemi nevojë të kalojmë pandeminë me mbështetje, këto nuk po na lejojmë. Ata po dalin aty duke mos pyetur askënd ndërkohë që jetojmë në një kohë të përbotshme. Njerëzit të ndërgjegjësohen se shëndeti duhet ruajtur. Kam vlerësimet e mia për Lleshajn. E kam konsideruar aktin e tij si një akt moral. Besoj që në letrën e tij ishte më se i qartë. Sa kohë qëndroi në këtë detyrë ai ishte në lartësinë e duhur dhe asnjëherë nuk u përfol për lidhje me krimin dhe korrupsionin. Secili ka raportet e veta. Këto janë raporte pune dhe sa kohë ato reflektohen normalisht nuk ka nevojë për koment”, u shpreh Felaj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ermonela felaj protesta per klodian rashen ermonela felaj protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Politike 12 Dhjetor 2020, 19:54

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për reagimet pasi ka dhënë dorëheqjen duke thënë se kanë qenë pozitive dhe se kanë vlerësuar gjestin. ...