Politike

Vrasja e Klodian Rashës nga policia/ Lleshaj: Po bëhet hetimi penal, dinamika e ngjarjes është e zbardhur nga kamerat

12 Dhjetor 2020, 20:09 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës nga policia/ Lleshaj: Po bëhet hetimi penal,

TIRANË- Ministri Sandër Lleshaj, është shprehur sse për vrasjen e Klodjan Rashës po bëhet hetimi penal. Në një intervistë për ReportTv, Lleshaj ka thënë se hetimi për vrasjen e të riut po bëhet  më shumë përgjegjësi, ndërkohë sipas tij brenda policisë po bëhen analiza për të parë se çfarë mësohet dhe do të mësohet.

“Kamera e trupi nuk prish punë pasi ajo do të na tregonte rrjedhjen e ngjarjes, ndërkohë që dinamika e ngjarjes është e zbardhur nga një mori kamerash. Tashmë është e provuar që ngjarje është bwnë tejkalim të mbrojtjes në kushte ligjore të punonjësit të Policisë.  Ne kemi nevojë të analizojmë dhe të përmirësojmë punën e policisë. Por nuk evidentojmë defekte në zinxhirin e komandimit të policisë, sipas vlerësimit të deritanishme është e gjitha një dramë e sjelljes së papërshtatshme e një polici të vetëm të policisë. Duhet parë sepse por ende nuk e kemi një persë. Vetë punonjësi i policisë nuk e ka thënë ende pse. Motivi dhe detajet e vendimmarrjes së punonjësit të policit në ato çaste mbeten për tu sqaruar”, tha Lleshaj.

Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen para dy ditësh për shkak të vrasjes së Klodian Rashës. Lajmin për dorëheqjen e tij e ka dhënë vet Kreyministri Rama pas kthimit nga SHBA.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj vrasja e klodian rashes sander lleshaj vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll

Politike 12 Dhjetor 2020, 19:54

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për reagimet pasi ka dhënë dorëheqjen duke thënë se kanë qenë pozitive dhe se kanë vlerësuar gjestin. ...