Aktualitet

Kronika e një vrasje të paralajmëruar! Vrau 7 vjeçaren me thikë në park/ Shqiptarja kishte kërcënuar dhe një vajzë tje

13 Dhjetor 2020, 12:30 Nga DOSJA
Kronika e një vrasje të paralajmëruar! Vrau 7 vjeçaren me

BRITANI E MADHE- Krerët e sistemit shëndetësor britanik “NHS” kërkuan një hetim të ri mbi vrasjen e 7-vjeçares Emily Jones nga shqiptarja me sëmundje të shëndetit mendor, Eltiona Skana. Sipas mediave britanike, stafi mjekësor e dinte që ajo përbënte një kërcënim për komunitetin dhe sërish e kishin liruar nga spitali ku edhe ndodhej.

Ministria e Shëndetësisë zbuloi javën e kaluar se si personeli mjekësor e dinte që Skana kishte kërcënuar më parë një vajzë 13-vjeçare, gjithashtu të armatosur me thikë. Ndërsa tre muaj para se të vriste Emily-n, ajo sulmoi me thikë edhe nënën e saj.

Personeli mjekësor gjithashtu ishte paralajmëruar nga motra e Skanës sepse e reja nuk merrte rregullisht tabletat e saj anti-depresive. I ati i Emily-t, Mark Jones, punonjes në një firmë ligjore, e përshëndeti vendimin për nisjen e një hetimi të ri, duke thënë se e vërteta duhet të dalë në dritë, dhe asgjë nuk duhet të fshihet, me qëllimin që një gjë e tillë e tmerrshme të mos i ndodhë askujt tjetër.

Skana, 30, hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme në 2014 dhe pasi kishte marrë leje të përkohëshme qëndrimi vrau të miturën, duke pretenduar në gjyq se ajo e kishte kërënuar me vdekje. 

Skana pranoi vrasjen dhe u dënua me burg përjetë, megjithatë ajo do të mbahet në spital dhe do të dërgohet brenda qelisë vetëm nëse e lejojnë mjekët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eltiona skana emily jones eltiona skana emily jones

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2020, 10:51

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllimet familjes së mjekut Mihal Kërcit i cili humbi jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19.Në një...