Aktualitet

Ndarja nga jeta e mjekut anestezist, Basha: Humbje e rëndë për të gjithë ne dhe personelin shëndetësor

13 Dhjetor 2020, 12:26 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e mjekut anestezist, Basha: Humbje e rëndë për

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka shprehur sot ngushëllimet familjes së mjekut të njohur Mihal Kërci, i cili humbi jetën këtë mëngjes si pasojë e Covid 19.

Në postimin e bërë në Facebook, Basha ndan foton e mjekëve që kanë humbur jetën deri më tani nga virusi. Ai shprehet se të gjithë ne duhet të jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë.

POSTIMI I BASHËS:

Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen, miqtë dhe kolegët e profesor Mihalit. Kjo është një tjetër humbje e rëndë për të gjithë ne dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të betejës për të shëruar të sëmurët me COVID-19, ndërsa vënë në rrezik jetët e tyre. Të gjjthë së bashku jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë. Nderimi dhe respekti për sakrificën e tyre do të jetë bashkëshoqërues i përhershëm në kujtim të kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë.Mjekë, infermierë, ndihmës-mjekë, teknikë, administratorë, vullnetarë, shoferë, roje, e shumë të tjerë – të rinj në profesion apo në pension – kanë vënë në rrezik dhe kanë humbur jetën gjatë këtyre muajve pandemie. Mirënjohje dhe falenderime për stafet tona mjekësore! Ata janë heronjtë tanë në vijën e parë të betejës me COVID!

Mjeku anestezist Mihal Kreci i cili ishte dhe kryetar i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë nga covid. Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha mihal kerci lulzim basha mihal kerci

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2020, 10:51

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllimet familjes së mjekut Mihal Kërcit i cili humbi jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19.Në një...