Aktualitet

Meta mesazh ngushëlllimi për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci: Humbje e rëndë, që kërkon reflektim të thellë

13 Dhjetor 2020, 12:16 Nga DOSJA
Meta mesazh ngushëlllimi për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal

TIRANË– Për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërcit nga Covid ka reaguar dhe presidenti i vendit Ilir Meta.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë foton e mjekut dhe ngushëllimet e tij. Ndër të tjera presidenti shkruan se kjo humbje e rëndë kërkon reklektim të thellë.

POSTIMI:

Ndarja nga jeta e Dr.Mihal Kërcit, personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, është një lajm shumë i hidhur për familjen, pacientët dhe të gjithë mjekët. Ngushëllimet më të ndjera, për këtë humbje të rëndë, që kërkon reflektim të thellë. Humbja e jetëve, si pasojë e COVID-19, të shumë mjekëve të shkëlqyer si Drini Dobi, Bledi Nini dhe të tjerë, është e pazëvendësueshme dhe boshllëku i krijuar në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve tashmë ka për të qenë shumë problematik. Kjo situatë kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë. Përsosja dhe furnizimi i bollshëm e pa kufizim me mjetet më të mira mbrojtëse për personelin mjekësor. Dezinfektimi i vazhdueshëm dhe rigoroz i mjediseve mjekësore për arritjen e sigurisë maksimale të tyre. Sigurimi sa më parë i vaksinës dhe vaksinimi me prioritet i personelit mjekësor. Shpërblim financiar dinjitoz dhe të shtuar. Janë këto disa nga masat më urgjente dhe efektive, që duhen marrë sa më parë. Çdo investim në këtë drejtim, ështe investim jo vetëm për jetën dhe shëndetin e mjekëve por edhe për shendetin e qytetarëve, të cilët presin shumë nga puna dhe përkushtimi i mjekëve, veçanërisht në këto kohë të vështira pandemie.

Mjeku anestezist Mihal Kreci i cili ishte dhe kryetar i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë për shëndetin nga covid. Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta mihal kerci ilir meta mihal kerci

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Dhjetor 2020, 10:51

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllimet familjes së mjekut Mihal Kërcit i cili humbi jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19.Në një...