Politike

Petrit Vasili: Policëve iu thaftë dora, do ua tregojmë vendin atyre dhe gomarit Rama

12 Dhjetor 2020, 19:42 Nga DOSJA
Petrit Vasili: Policëve iu thaftë dora, do ua tregojmë vendin

TIRANË– Petrit Vasili është shprehur me bindje se efektivët e policisë do të ndëshkohen për dhunën e ushtruar kundrejt qytetarëve, bashkë me kryeministrin Edi Rama, të cilin ai e quan gomar.

Përmes një statusi në Facebook, Vasili shkruan se policët që kanë fëmijë, vëllezër dhe motra dhe ngrenë dorën mbi të rinjtë ju thaftë dora.

“Gomari armiku me i madh dhe i vetëm i të rinjve të Shqipërisë! Po pse ky idiot mendon se do arrestojë të gjithë të rinjtë e Shqipërisë. Gomari nuk ja doli t’i largonte të gjithë të rinjtë nga Shqipëria, ndërsa tani kërkon t’i dhunojë me polici. Gomari ja doli ta bëjë rreckë dhe ta poshtërojë policinë duke e urdhëruar të dhunojë te rinjtë. Policët që kanë fëmijë, vëllezër dhe motra dhe ngrenë dorën mbi të rinjtë ju thaftë dora, por shyqyr janë te njohur dhe do ta marrin ndëshkimin patjetër. Gomar je tashme armik i të gjithë të rinjve të Shqipërisë”, shkruan Vasili.

LAJMI KRYESOR: Gjithçka për protestën

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll