Politike

12 Dhjetor 2020, 19:54 Nga DOSJA

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për reagimet pasi ka dhënë dorëheqjen duke thënë se kanë qenë pozitive dhe se kanë vlerësuar gjestin. Në një intervistë për Report Tv, ai ka shtuar se reagimet pozitive i ka marrë edhe nga jashtë vendit, duke shpjeguar edhe njëherë gjithë arsyet e vendimit të marrë prej tij. 

“Ka marrë me mijëra reagime më shumë pozitive, më kanë thënë të mos e kisha dhënë dorëheqjen por vlerësojnë aktin. Kam marrë vlerësime edhe nga jashtë vendit. Me të thënë të drejtën jam indiferet ndaj reagimeve sepse kjo ka qenë një lëvizje personale. Dua të gjej edhe reflektim. Ne nuk na mban në këmbë vetëm ligji ,por morali vlerat shoqërore, morali. Në respekt të motrit të një familje shumë të nderuar kam menduar që të bëj një gjest. Doreheqja ka dhe një simbol politik, u gjeta në mënyrë të pandershme në zjarrin politik të disa përfaqësuesve politik të cilët drejtuan gishtin drejt meje duke mos pasur marren dhe as turpin për të më quajtur vrasës. Ky ishte një aspekt i papranueshëm. Nuk hezitojnë të drejtojnë gishtin kundrejt meje ndërkohë që skanë marrë përgjegjësi për asgjë që skanë bërë. E jap dorëheqjen në këto kushte thjesht për pak gjë për të thënë se unë nuk jam si ju ne nuk jemi si ju dhe se kemi ttjetër sens qytetarie dhe në lidhje me postin. lidhja ime me karrigen e ministrit është e barabartë me 0 përballë vlerave të mia qytetare. Ky është mesazhi. Kurrë nuk e kisha menduar. Nëse i ikujtoni protestat e vitit ta kualaur. Një çast më mbrapa në kohën e reaimit, një nivel më poishte në nivelin e dhunës dhe ka zero viktima. Dhe kjo zero viktima ka qenë dhe mbetet një parim i panegociueshëm për mua. Policia e Shtetti shqiptar nuk prodhon viktima. Në këtë rast jemi në kushtet e një incidenti, por edhe në këto kushte unë mendova se kjo duhet të ishte zgjidhja,“- tha Lleshaj.

Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen para dy ditësh për shkak të vrasjes së Klodian Rashës. Lajmin për dorëheqjen e tij e ka dhënë vet Kreyministri Rama pas kthimit nga SHBA.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorehiqet sander lleshaj sander lleshaj dorehiqet sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll