Politike

Lleshaj: Vizitova familjen Rasha pasi dhashë dorëheqjen, se nuk më pëlqejnë këto gjëra ti bëj publike…

12 Dhjetor 2020, 19:36 Nga DOSJA
Lleshaj: Vizitova familjen Rasha pasi dhashë dorëheqjen, se nuk

TIRANË-Ish-Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se ka vizituar familjen Rasha. Në një intervistë për “Report Tv”, ai ka thënë se menjëherë pasi ka dhënë dorëheqjen ka shkuar të vizitojë familjen Rasha për ngushëllim për djalin e vrarë.

“Familja Rasha po demonstron një dinjitet të jashtëzakonshëm, një dinjitet të pritshëm për një familje shqiptare, malësore. Gjej rastin edhe një herë që të shpreh edhe një herë ngushëllimet. Kodi i vdekjes ndër shqiptarë është i shenjtë, shqiptarët kanë arritur ta ruajnë edhe sot traditën, ndryshe nga çdo pjesë të jetës sonë. Shenjtëria dhe solemniteti i mortit shqiptar nuk është prekur.

Nga ana tjetër më vjen shumë keq që u tentua nga segmente të caktuara për të shpërdorur dhe përdhosur një mort për qëllime të caktuara politike. Edhe këtu dua ta falënderoj familjen Rasha e cila nuk u përdor por qëndroi me dinjitet. Familja Rasha meriton të gjithë simpatinë e shqiptarëve sot.

Unë kam qenë në një vizitë por nuk preferoj që këto vizita t’i bëj publike. E kam bërë vizitën pasi dhashë dorëheqjen. Jo se kisha merak për ta vajtur se në veri shkohet në këto raste edhe te hasmi. Doja të shkoja thjesht si Sandër Lleshaj. E kam konstatuar me nder që ata e meritojnë të gjithë respektin e shqiptarëve,” ka thënë ai.

Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen para dy ditësh për shkak të vrasjes së Klodian Rashës. Lajmin për dorëheqjen e tij e ka dhënë vet Kreyministri Rama pas kthimit nga SHBA.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klodian rasha sander lleshaj klodian rasha sander lleshaj

Sondazh

Poll