Bota

‘Një kafshim dashurie’, modelja venezueliane bëhet viktimë e aksidentit gjatë setit fotografik

12 Shkurt 2019, 15:25 Nga DOSJA
‘Një kafshim dashurie’, modelja venezueliane bëhet

Një aksident i vogël ka ndodhur në një plazh në Bahamas, ku një modele u kafshua nga derr. Modelja venezueliane, Michelle Lewin gjatë setit fotografik në Bahamas ishte pjesë e këtij aksidenti qesharak. 32-vjeçarja duke përkëdhelur disa derrkuca të vegjël të cilët qëndrojnë në brigjet e detit për turistët e këtij vendi dhe janë cilësuar si të veçantë në plazhin ‘Exuma Cays’, pasi ata notojnë me fëmijët e vegjël dhe turistët e tjerë.

Për fat të mirë, ylli i Instagramit nuk vuajti shumë, duke treguar vetëm një plagë të vogël në kamera. Videoja u publikua dhe ndjekësit e saj arritën numrin 13.3 milionë në faqen e mediave sociale dhe deri më tani është parë mbi katër milionë herë në vetëm 14 orë.

Ndër komente të shumta, kishte edhe nga ato më komiket,të cilët e kishin pëlqyer jashtë mase këtë video të postuar në internet. Ndërsa një tjetër shkroi në spanjisht: “Unë mendoj se do të kisha bërë të njëjtën gjë.”

Më poshtë është video nga momenti i aksidentit.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #michelle lewin #kafshimi nga derri #exuma cays #michelle lewin #kafshimi nga derri #exuma cays

Sondazh

Poll