Bota

Haradinaj për kufijtë e Kosovës: Kush flet për ta, është armik i kombit

11 Shkurt 2019, 20:13 Nga DOSJA
Haradinaj për kufijtë e Kosovës: Kush flet për ta,

Gjatë një takimi me familjet e dëshmorëve në komunën e Deçanit, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka prekur edhe temën e kufijve. Haradinaj u shpreh se kushdo që flet për ndryshim kufijsh do të shpallet armik populli, dhe sipas tij nuk ka rëndësi nëse personi në fjalë është mësues, polic, deputet apo luftëtar i dalluar.

Cilido prej nesh, qytetar, mësues, polic, ushtar, deputet apo president, me Kushtetutë janë të obliguar me mbrojt Kosovën e 17 shkuritt. Kushdo tjetër që e cenon 17 Shkurtin, a ke djalë dëshmori, a luftëtar i dalluar, është armik i kombit tonë. Nëse dikush i vendit tonë e cenon, e hap temën e kufijve tonë, është armik i Kosovës, i kombit të vet,”– tha Haradinaj.

Teksa foli edhe për taksën ndaj produkteve të Serbisë, kryeministri deklaroi se ky vendim do të bëjë që Serbia të ngutet për arritjen e marrëveshjes finale. “A e dini që taksa ka me i gut me ardh te marrëveshja. Deri tash koha i ka konvenuar Serbisë, na ka dobësuar neve gradualisht. Por ka ndryshuar tash Kosova. Sot e ka Ushtrinë, Ligjin e Trepçës dhe Kosova ka vendos taksë. Atyre tash iu ngutet me hy në dialog, nuk është si deri tash që vetëm Kosova humb,”- vijoi më tej Ramush Haradinaj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 17 shkurti armik i kombit kufijte e kosoves pavaresia e kosoves ramush haradinaj 17 shkurti armik i kombit kufijte e kosoves pavaresia e kosoves ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2019, 17:13

Revolucioni iranian që u kthye në një tmerr

Kur revolucioni islamik para më shumë se dyzet vjetësh arriti të dëbojë Shahun, unë isha vetëm shtatë vjeç. Por kisha qenë në demonstrata, në të cilat më...

Bota 11 Shkurt 2019, 16:49

Rusia do të shkëpus internetin me “botën”

Duket se Rusia do ti qëndrojë luftës kibernetike larg, kështu që ka vendosur të ndërpresë internetin.Testi ka për qëllim kalimin e të dhënave nëpërmjetë  qyteta...