Bota

Po eksploronin tunelin nënujor, dy zhytës zhduken në thellësitë e El Dudu në Santo Domingo

12 Shkurt 2019, 14:09 Nga DOSJA
Po eksploronin tunelin nënujor, dy zhytës zhduken në

Dy zhytës janë zhdukur në thellësinë e një lagune në Santo Domingo, gjatë një eksplorimi të një tuneli nënujor.

Të dy zhytësit janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë që prej ditës së shtunë. Të dy të apasionuarit pas zhytjeve janë: Carlo Basso, 43 vjeç dhe Carlo Berbieri, 56 vjeç, të dy nga Levanto. Ata ishin zhytur në liqenin e El Dudu, në provincën e Maria Trinidad Sanchez në Republikën Domenikane.

Bëhet fjalë për një vend të mbrojtur dhe një ambient nënujor të pasur me shpella, tunele që arrijnë deri në 100 metra thellësi.

Për kërkimet e të dy burrave janë mobilizuar autoritetet lokale, njerëz të ushtrisë dhe skuadrat e ndihmës së shpejtë.

(a.m/dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota carlo basso carlo berbieri el dudu santo domingo zhduken zhytesit carlo basso carlo berbieri el dudu santo domingo zhduken zhytesit

Sondazh

Poll