Bota

Loja e ndryshimit të kufijve në Europë/ Kreu i PE: Kemi toka në Slloveni e Kroaci

11 Shkurt 2019, 19:54 Nga DOSJA
Loja e ndryshimit të kufijve në Europë/ Kreu i PE: Kemi toka

Debati publik i shumëpërfolur, për korrigjimin e kufijve të Kosovës dhe plani i presidentit, Hashim Thaçi, është bërë shkas për lojën e ndryshimit të kufijve në Europë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari kosovar Milazim Krasniqi, shkruan se edhe vetë kreu i Parlamentit Europian Antonio Tajani ka kërkuar tokat që Italia pretendon se i ka në Kroaci e Slloveni.

Sipas gazetarit Krasniqi, disa shtete evropiane e përkrahin shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë, me synimin për të pasur pretekst edhe për pretendimet e tyre.

 

Postimi i plotë i Milazim Krasniqi

Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka bërë një deklaratë shokuese, e cila dëshmon se loja me kufij e me histori është e rrezikshme edhe për shtetet që janë anëtare të BE-së. Deklarata e tij: “Rroftë Trieshta, rroftë Istra italiane, rroftë Dalmacia italiane” është thirrje për revidimin e kufijve, për revidimin e historisë. Në Slloveni dhe në Kroaci janë të indinjuar nga thirrjet e tij. Ai tipi u mundua ta zbusë qëndrimin më vonë, por mbetet e vërteta e hidhur se populistët dhe fashistët duan të kthejnë në Evropë konfliktet e vjetra. Duket se kjo është arsyeja që disa shtete evropiane e përkrahin shëmbimin e territoreve mes Serbisë e Kosovës, pra, që ta kenë pretekst për pretendimet e tyre. Gishtin kokës, o njerëz!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni antonio tajani korrigjimi i kufijve kufijte ne europe milazim krasniqi antonio tajani korrigjimi i kufijve kufijte ne europe milazim krasniqi

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2019, 17:13

Revolucioni iranian që u kthye në një tmerr

Kur revolucioni islamik para më shumë se dyzet vjetësh arriti të dëbojë Shahun, unë isha vetëm shtatë vjeç. Por kisha qenë në demonstrata, në të cilat më...

Bota 11 Shkurt 2019, 16:49

Rusia do të shkëpus internetin me “botën”

Duket se Rusia do ti qëndrojë luftës kibernetike larg, kështu që ka vendosur të ndërpresë internetin.Testi ka për qëllim kalimin e të dhënave nëpërmjetë  qyteta...