Bota

Taksa për mallrat serbe/ Sekretari Stoltenberg: Disa aletaë të NATO-s të zhgënjyer nga Kosova

12 Shkurt 2019, 13:48 Nga DOSJA
Taksa për mallrat serbe/ Sekretari Stoltenberg: Disa aletaë të

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se disa vende anëtare të NATO-s janë zhgënjyer me vendimin e Kosovës për vendosjen e taksës 100% për produktet nga Serbia, Bosnia dhe Hercegovina.

Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e Komandantit të KFOR-it”.

Këto komente sekretari Stoltenberg i bëri gjatë një konference në Bruksel në prag të samitit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s. Ai gjithashtu bëri të ditur se në këtë samit do të diskutohet misioni i KFOR-it në Ballkanin Perëndimor.

Do të shqyrtojmë nivelin e mbështetjes sonë për Forcën e Sigurisë së Kosovës pas ndryshimit të mandatit të saj”./ Telegrafi

 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bruksel jens stoltenberg kosove nato serbi taksa per mallrat serbe bruksel jens stoltenberg kosove nato serbi taksa per mallrat serbe

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2019, 17:13

Revolucioni iranian që u kthye në një tmerr

Kur revolucioni islamik para më shumë se dyzet vjetësh arriti të dëbojë Shahun, unë isha vetëm shtatë vjeç. Por kisha qenë në demonstrata, në të cilat më...