Bota

Sipas studimit të fundit, këto janë 10 plazhet më të mirë në botë

12 Shkurt 2019, 14:03 Nga DOSJA

Kur mendojmë të nisim pushimet, vendin e parë që mendojmë të gjithë të shkojmë është plazhi. Bukuria dhe hijeshia e detit mund të freskojë sadopak trurin e lodhur nga ngarkesa në punë apo të largojë mendimet e këqija në ato pak ditë.

Po iu ndihmojmë me një përzgjedhje të vogël nëse mendoni të nisni pushimet në një nga vendet më të bukura në botë për plazhet mbreslënës, që do i shndërrojë pushimet tuaja në mrekulli të vërtetë.

Plazhi i Honokalanit- i konsideruar i shenjtë nga populli hawaian, është një ishull i vogëlvullkanik në formën e gjysmëhënës, i fshehur në Parkun Shtetëror të Waianapanapa të bukur në Hawaii. Rëra e zezë e saj, uji i ndritshëm dhe pyll i harlisur i gjelbër kombinohen për të krijuar një nga mrekullitë më mahnitëse natyrore, por kjo nuk është e gjitha. Parku në vetvete është i përbërë nga shkëmbinjtë e pjerrët, shpellat e detit të mbushur me bimësi dhe tempulli më i madh i njohur në Hawaii.

Honopu- në të vërtetë përbëhet nga dy plazhe, të cilat mbështeten nga shkëmbinjtë madhështorë të detit të lartë prej 1200 këmbësh (365 m) dhe të ndara nga harku i Honopu. Rreth saj gjendet një ujëvarë e madhe, e cila i jep pamjen mbreslënëse parkut. 

Sunset Beach- ndodhet në Bregun e Veriut të Oahu në Hawaii dhe i njohur për valët e sërfit edhe gjatë sezonit të dimrit. Ashtu si shumë plazhe në Bregun e Oahu, Beach Sunset konsiderohet si një nga plazhet më të rrezikshëm për të notuar, por pamja dhe psuhimi në këtë plazh do ët jetë i paharrueshëm.

El Nido- është një komunë filipine në ishullin Palawan, është e njohur për plazhet me rërë të bardhë, shkëmbinjtë e koraleve dhe si një grup ishujsh me shkëmbinjtë e pjerrët karstik. Ishulli Miniloc është i njohur për ujërat e pastër të lagunave në afërsi të ‘Shimizu Island’.

Ky është një plazh i bukur për të kaluar ditën kur nuk ka anije udhëtimi në port. Plazhet e bukura të Santa Lucias njihen nga të gjithë pushuesit si një perlë e perëndimit dhe si e tillë të gjithë e sugjerojnë të frekuentohet nga pushuesit nëse vërtet ju pëlqejnë vende të tilla, ku gjatë gjithë ditës keni shumë hapsira për të kaluar sa më bukur dhe në paqe me natyrën dhe plazhin.

Palm Beach- është një zonë turistike në bregun verior të Arubës, një ishull holandez në Karaibe. Është i njohur për ujërat e qetë dhe rërën plot bar të gjelbër në çdo stinë të vitit.

Kur ta vizitoni, ju do të kuptoni pse është plazhi më popullor në Bora Bora. Shtrihet në kodra të gjelbërta dhe përrallore, të cilat janë të njohura ndryshe si pamja më e mrekullueshme e plazheve private në Bora Bora.

Treasure Bay- ndodhet në Jamaica, në një nga zonat më të frekuentuara. Nëse do të bëhet pjesë e listave të pushimeve tuaja atëherë, një nga plazhet më përrallor ja ku vjen pë ju në këtë listë.

Orient Bay- është një vend bregdetar në anën franceze të ishullit të Shën Martinit në Karaibe. Ajo shtrihet në bregun lindor të ishullit. Deri në vitin 1985 zona ishte e pazhvilluar. Dëmet e shkaktuara nga Uragani Luis në vitin 1995 u riparuan shpejt, por ditët e sotme është shndërruar më popullori në ishull.

Plazhi Lindquist- është një nga plazhet më të bukur të St. Tomas. Është pjesë e një zone të mbrojtur në Smith Bay Park. Uji i mrekullueshëm, i pastër është i përkryer për notim. Bregu është i mbuluar me rërë të bardhë të ndritshme me një prekje të zbehta të trëndafilit. Rëra është e butë dhe e përkryer thjesht për t’u  ulur dhe duke shijuar pamjen fantastike të Ishujve Virgjër Britanikë.

Burimi: The Spectator Index.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #10 palzhet me te bukura #spectator index #conde nast #10 palzhet me te bukura #spectator index #conde nast

Sondazh

Poll