Bota

Ish-presidenti Jimmy Carter fiton çmimin e dytë Grammy për të folurën në publik

12 Shkurt 2019, 08:31 Nga DOSJA
Ish-presidenti Jimmy Carter fiton çmimin e dytë Grammy për

Ish-Presidenti Demokrat,  Jimmy Carter fitoi çmimin e tij të dytë Grammy për “Spoken World Album”. “Spoken World Album”, është një çmim që jepet pasi përgjidhet personazhi që ka gjatë karrierës së tij fjalimet (publike, politike, dialoge) më të mira dhe sukseshme.

Albumi biografik, titulluar “Besimi – Një Udhëtim Për Të Gjithë”, bëri që Jimmy Carter të merrte një tjetër  Grammy. Të parën ai e fitoi në 2016  me një tjetër album: “Një jetë e plotë: Refleksione në 90”. Edhe ish-presidentët Bill Clinton dhe Barack Obama kanë fituar  Grammy me këtë çmim.

Që kur u largua nga zyra në vitin 1981, Carter u angazhua me punë filantropike. Ish-presidenti gjithashtu shkroi një libër në vitin 2006 me titull “Palestina””, i cili u shoqërua edhe me kritika.

Duhet të themi se që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën, 94-vjeçari është bërë mjaft kritik.

“Nëse do të isha aq budalla sa të ndieja se mund të isha president përsëri, mendoj se gjëja e parë që do të bëja do të ishte ndryshimi i të gjitha politikave që Presidenti Trump ka filluar që kur ai ka qenë në detyrë”,  tha ai në vitin 2018.

Carter gjithashtu pretendoi në vitin 2018 se Jezu Krishti do të ishte në favor të martesës së të njëjtit seks.

Burimi: Breitbart

J.V/Dosja.al

 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota çmimi grammy 2019 jimmy carter çmimi grammy 2019 jimmy carter

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2019, 17:13

Revolucioni iranian që u kthye në një tmerr

Kur revolucioni islamik para më shumë se dyzet vjetësh arriti të dëbojë Shahun, unë isha vetëm shtatë vjeç. Por kisha qenë në demonstrata, në të cilat më...

Bota 11 Shkurt 2019, 16:49

Rusia do të shkëpus internetin me “botën”

Duket se Rusia do ti qëndrojë luftës kibernetike larg, kështu që ka vendosur të ndërpresë internetin.Testi ka për qëllim kalimin e të dhënave nëpërmjetë  qyteta...