Bota

Turqia lëshon mbi 1 mijë urdhër-arreste për personat që dyshohen si ndjekës të Gulenit

12 Shkurt 2019, 10:07 Nga DOSJA
Turqia lëshon mbi 1 mijë urdhër-arreste për personat që

Agjencia shtetërore e lajmeve  në Turqi “Anadolu” ka njoftuar se autoritetet kanë lëshuar urdhër-arreste për 1,112 njerëz të dyshuar për lidhje me klerikun mysliman Gulenin, i cili është fajësuar nga Ankaraja për një përpjekje të dështuar të grushtit të shtetit në 2016.

“Agjencia Anadolu” thotë se urdhër-arrestet u nxorën të martën si pjesë e një hetimi për mashtrimin në një provim në vitin 2010,  që lejoi oficerët e policisë të merrnin gradë më të lartë.

Prokurorët thonë se pyetjet u janë dhënë ndjekësve të klerikut Fethullah Gulen para testit. Sipas kësaj medie policia nisi operacione në Ankara dhe 75 provinca të tjera të Turqisë.

Ky operacion ishte një nga më të mëdhenjtë kundër rrjetit të Gulenit që nga përpjekja e grushtit të shtetit. Rreth 77,000 njerëz janë arrestuar dhe rreth 130,000 të tjerë janë shkarkuar nga puna pasi ndodhi grushti i shtetit në Turqi.

Burimi: The Washington Times

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 112 njerëz fetullah gylen grushti i shtetit turqi urdhër-arreste për 1 112 njerëz fetullah gylen grushti i shtetit turqi urdhër-arreste për 1

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2019, 17:13

Revolucioni iranian që u kthye në një tmerr

Kur revolucioni islamik para më shumë se dyzet vjetësh arriti të dëbojë Shahun, unë isha vetëm shtatë vjeç. Por kisha qenë në demonstrata, në të cilat më...

Bota 11 Shkurt 2019, 16:49

Rusia do të shkëpus internetin me “botën”

Duket se Rusia do ti qëndrojë luftës kibernetike larg, kështu që ka vendosur të ndërpresë internetin.Testi ka për qëllim kalimin e të dhënave nëpërmjetë  qyteta...