Bota

Demokratët dhe republikanët arrijnë në parim marrëveshjen për murin me Meksikën

12 Shkurt 2019, 07:08 Nga DOSJA
Demokratët dhe republikanët arrijnë në parim

Demokratët dhe republikanët kanë arritur në parim një marrëveshje mbi sigurinë e kufirit për të financuar qeverinë amerikane që të ndërtohet muri në kufirin me Meksikën. Pas kësaj marrëveshja duhet të miratohet nga Kongresi dhe të nënshkruhet nga presidenti. 

Marrëveshja përmban vetëm një pjesë të parave që Presidenti Donald Trump dëshiron të financojë në këtë projekt. 

Demokratët  të cilët tani kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, kanë refuzuar të miratojnë propiozimin e Trump për investimin prej 5.7 miliardë dollarë, një nga premtimet e fushatës së tij kryesore. Sipas raporteve duhet të investohet për 88 milje barriera fizike në kufi.

Duke iu drejtuar mbështetësve në El Paso të Teksasit, Trump tha se nuk kishte kohë për të studiuar marrëveshjen, por theksoi se ai kurrë nuk do të nënshkruante një projekt-ligj që do të sillte lirimin masiv të kriminelëve të dhunshëm. (Lexo edhe këtë)

Burimi:BBC

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump muri me meksikën donald trump muri me meksikën

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2019, 17:13

Revolucioni iranian që u kthye në një tmerr

Kur revolucioni islamik para më shumë se dyzet vjetësh arriti të dëbojë Shahun, unë isha vetëm shtatë vjeç. Por kisha qenë në demonstrata, në të cilat më...

Bota 11 Shkurt 2019, 16:49

Rusia do të shkëpus internetin me “botën”

Duket se Rusia do ti qëndrojë luftës kibernetike larg, kështu që ka vendosur të ndërpresë internetin.Testi ka për qëllim kalimin e të dhënave nëpërmjetë  qyteta...