Politike

Meta për protestën: Ndryshimi vjen nga të rinjtë, kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar

12 Dhjetor 2020, 10:20 Nga DOSJA
Meta për protestën: Ndryshimi vjen nga të rinjtë, kjo ndodh

TIRANË-Presidenti i vendit Ilir Meta mori pjesë ditën e sotme në veprimtarinë ndërkombëtare “Ditë Leksionesh të Hapura – Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.

Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit foli dhe për aktualitetin në vend duke u shprehur se nëse të rinjtë nuk do të kishin pritur ndryshimin e sistemit nga prindërit ndryshimi nuk do të ndodhte kurrë.

Ndër të tjera ai shprehet se ndryshimet janë ato që i bëjnë të rinjtë në emër të padrejtësive që iu bëhet.


‘Një moment që duhet ta kujtojmë e të reflektojmë të gjithë. Unë e kujtoj se kam dhe një konkluzion sot pas 30 vitesh që në rast se në të rinjtë e saj kohe do kishin pritur ndryshimin nga prindërit tanë s’do ndodhte kurrë, se prindërit tanë dhe për shkak të regjimit që ishte dhe shumë kufizimeve e frenimeve që ka një prind dhe kurrë s’ndërmerr hapa të tillë të guximshëm që mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri.Ndryshimet i bëjnë të rinjtë në emër të ëndrrave të tyre reagimit ndaj padrejtësive, kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar.Ky është mesazh që vlen në cdo kohë. E theksoj sot se mendoj që vendi ka nevojë për ndryshim të madh e të forte.Ky duhet të vijë nga të rinjtë se pas 30 vitesh shohim që ky sistem që kemi ndërtuar apo deformuar ne, të gjithë bashkë shtyp ëndrrat e të rinjve, është bërë pengesë për të ardhmen e të rinjve në vend”, ka thënë Meta.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 11 Dhjetor 2020, 22:06

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ka reaguar pas protestës që është zhvilluar për tëtretën ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës.Në një posti, ...

Politike 11 Dhjetor 2020, 21:31

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste ka folur mbrëmjen e sotme për legalizimin e kanabisit. I ftuar në studion e ‘Bardhezi’, Hyseni tha se duhet parë tren...

Politike 11 Dhjetor 2020, 20:26

Edi Rama: Protestuesit janë lukuni halabakësh!

TIRANE– Kryeministri Edi Rama i ka quajtur protestuesit, “lukuni halabakësh”. Gjatë fjalës së shkurtër që pati jashtë QSUT, ku vizitoi efektivin e Policis...