Politike

A u pendua që mori detyrën e presidentit? Meta: Jam një natyrë luftarake dhe energjike, absolutisht që…

12 Dhjetor 2020, 09:13 Nga DOSJA
A u pendua që mori detyrën e presidentit? Meta: Jam një

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në veprimtarinë ndërkombëtare “Ditë Leksionesh të Hapura – Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.

Gjatë takimit ai u pyet se nëse ishte bërë pishman që ka pranuar postin e Presidentit. Meta u shpreh që nuk është penduar aspak pasi është energjik dhe ka një natyrë luftarake.


Pyetje: A jeni bëri pishman për marrjen e kësaj detyre të Presidentit të Republikës? A do të ishte më i mirë kontributi juaj në ekzekutiv apo në krye të LSI?

Meta: Së pari të jeni të sigurt që unë jam natyrë energjike dhe luftarake, edhe rinore. Aq sa kur erdhi 8 dhjetori nuk po më besohej që 30 vjet më parë unë kisha qenë më i ri seç është djali im sot. Pata si ditë reflektimi, u binda që nëse do kishim pritur nga prindërit tanë për një ndryshim regjimi, ky ndryshim kurrë nuk do të kishte ndodhur. Kishin një mijë halle. Ndërsa të rinjtë, shpirti i guximit i hedh tutje këto frikëra dhe dilema.Tani të ndalem te pyetja. Unë nuk është se këtë detyrë nuk kam pranuar i pandërgjegjshëm. Absolutisht nuk jam i penduar. Përpiqem ta bëj me përgjegjshmëri maksimale. Kuptohet me një situatë me parlament njëpartiak, gjykatë kushtetuese, që e kanë bërë jo funksional shtetin e së drejtës, dhe ka shtuar këto probleme që ne po flasim sot për të rinjtë. Ju jap fjalën që do vazhdoj të mbetem gjithmonë i ri, do mbetem luftarak për të luftuar për çështje të drejta dhe që i krijojnë një perspektivë më të mirë të rinjve. Nuk jam penduar asnjëherë, duhet t’i trefishojmë përpjekjet në këtë drejtim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 11 Dhjetor 2020, 22:06

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ka reaguar pas protestës që është zhvilluar për tëtretën ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës.Në një posti, ...

Politike 11 Dhjetor 2020, 21:31

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste ka folur mbrëmjen e sotme për legalizimin e kanabisit. I ftuar në studion e ‘Bardhezi’, Hyseni tha se duhet parë tren...

Politike 11 Dhjetor 2020, 20:26

Edi Rama: Protestuesit janë lukuni halabakësh!

TIRANE– Kryeministri Edi Rama i ka quajtur protestuesit, “lukuni halabakësh”. Gjatë fjalës së shkurtër që pati jashtë QSUT, ku vizitoi efektivin e Policis...