Arrestimi i kryeredaktorit të “Koha Jonë”, Vokshi: Boll më, Rama nxori fytyrën e diktatorit
TIRANË– Albana Vokshi ka dënuar shoqërimin e kryeredaktorit të “Koha Jonë” në polici. Përmes një statusi në Facebook, Vokshi shkruan se Rama tashmë ka hequr maskën dhe ka nxjerrë fytyrën e diktatorit, për të treguar së dëshiron të mbajë pushtetin me dhunë.
“Edi #Rama hoqi maskën dhe nxori fytyrën e #diktatorit duke nxitur policinë të dhunojë egërsisht protestuesit dhe gazetarët. Arreston protestuesit që të mbajë pushtetin me dhunë, #arreston #gazetarët për të fshehur dhunën barbare të policisë mbi fëmijë e të rinj. Sonte një tjetër gazetar u mor me forcë nga policia. Kryeredaktori i gazetës “ Koha Jonë”, #Qamil #Xhani, një gazetar i talentuar dhe shumë qytetar, u arrestua brutalisht nga policia poshtë redaksisë. Gazetari po filmonte dhunën barbare që Kryeministri kishte urdhëruar të ushtrohej mbi fëmijët dhe të rinjtë protestues. Edi Rama sot e hoqi maksën e tregoi se ishte ai që nga Neë Yorku dirigjonte dhunën policore mbi protestuesit, dje dhe sot nga zyra e tij në Tiranë, ku shkon me eskortë nga frika se i ka ditët e numëruara. Në 7 vjet, Edi Rama ndërtoi shtetin policor kundër qytetarëve dhe tani që i ka ardhur fundi, po arreston të rinj, gazetarë, opozitarë. Boll më! #Lironi Kryeredaktorin e #Koha #Jonë Qamil Xhani! Lirinë nuk ia falim Edi Ramës!”- shkruan Vokshi.
Qamil Xhani u sgoqrua në polici pasditen e sotme. Sipas Koha Jonë, Xhani po filmonte policët që po dhunonin disa të mitur dhe për këtë arsye e kanë shoqëruar. Xhani u lirua pak më pas, ndërsa në njjë prononcim për mediat, Nikoll Lesi tha se foli ai me Ardi Veliun, Drejtorin e Policisë së Shtetit, në mënyrë që të arrihej lirimi.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Buxheti 2021/ Meta: Rrezikojmë të zhytemi në krizë të thellë ekonomike, ka një fond të papërfillshëm për mbështetjen
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka thënë se buxheti i vitit 2021 ka një fond të papërfillshëm për mbështetjen e biznesit. Në një postim që ka bërë në rrjete...
Arrestimi i Kryeredaktorit “Koha jonë”/ Meta: Nuk do lejojë modelin Lukashanko në Shqipëri, dënoj me forcë dhunës nda
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas arreëtimit me dhunë të Kryeredaktorit të “Koha jonë”, teksa po transmetonte live në për prote...
Përfundon mbledhja e KED, Përparim Kalo lejohet të kandidojë në për Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, i hiqet e drejta
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sa i takon ngritjes dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Burime për Dosja.al bëjnë...
Edi Rama: Protestuesit janë lukuni halabakësh!
TIRANE– Kryeministri Edi Rama i ka quajtur protestuesit, “lukuni halabakësh”. Gjatë fjalës së shkurtër që pati jashtë QSUT, ku vizitoi efektivin e Policis...
Basha pas takimit me përfaqësuesit ndërkombëtarë: Bëra thirrje që të bëhen hetime për vrasjen e Klodian Rashës, dëno
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar bisedën që ka bërë ditën e sotme në takimin me përfaqësuesit ndërkombëtarë.Në një postim që...
Do ta merrje detyrën e Lleshajt? Spiropali: E vendos kryeministri, nuk është çështje dëshire
TIARANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar në “Radari Informativ” në “ABC”, komentoi protestën e zhvilluar për vrasjen e t...
“Më mbetën në mendje fjalët e tij”/ Dje shkoi për mort, Spiropali rrëfen bisedën me babanë e Klodian Rashës: Ishin
TIRANË– Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali ka treguar detaje lidhur me takimin me babain e Klodian Rashës, Qazimin. E ftuar në “Abc”, ajo tregoi fja...
Ambasadori britanik në Shqipëri: Le t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore
TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman ka folur për protestën që po zhvillohet për Klodian Rashën. Në një postim në Twitter, ai ka thënë se...