Sport

Zyrtare: Shpëtim Duro trajneri i ri i Laçit, aventura e tij kurbinase nis ndaj Teutës

11 Dhjetor 2020, 21:00 Nga DOSJA
Zyrtare: Shpëtim Duro trajneri i ri i Laçit, aventura e tij

KURBIN – “Quitz”-i ka përfunduar, vendi vakant u plotësua. Skuadra e Laçit tashmë e ka përzgjedhur trajnerin e saj të ri. Pas largimit të Armando Cungut dhe Stavri Nicës përkohësisht, “timonieri” i kurbinasve do të jetë 61-vjeçari Shpëtim Duro.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kurbinas, i cili njoftuar se ka zyrtarizuar akordin me teknikun kryeqytetas, i cili do të provojë tashmë një eksperiencë të re në Superiore. Pas bisedimeve të shumta me disa trajnerë, presidenti i skuadrës së Laçit, Pashk Laska ka vendosur të përzgjedhë Shpëtim Duron për të drejtuar ekipin e tij.

Pavarësisht se pas 7 javëve ka grumbulluar vetëm 7 pikë, skuadra kurbinase e Laçi ka objektiva ambiciozë për këtë sezon. Realizimi i tyre tani i është besuar trajnerit Shpëtim Duro për t’i realizuar. Aventura e tij e re në krye të stolit të Laçit, do të nisë të dielën në “Niko Dovana” në përballjen ndaj skuadrës së Teutës.

Karriera e Shpëtim Duros si trajner është mjaft e pasur. Ai ka drejtuar disa herë Partizanin, por ka trajnuar edhe Bylisin, Apoloninë, Besën, Dinamos, Vllaninë, Skënderbeun, Flamurtarin, Shkëndijën e Tetovës, Dritën e Gjilanit dhe sezonin e shkuar skuadrën e Kukësit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport laçi presidenti pashk laska shpetim duro skuadra kurbinase skuadra liaciane laçi presidenti pashk laska shpetim duro skuadra kurbinase skuadra liaciane

Sondazh

Poll

Sport 11 Dhjetor 2020, 19:17

Makina e Kimi Raikonen mbulohet nga flakët

ABU DHABI – Një tjetër makinë nën flakë në Formulën 1. Bëhet fjalër për atë të pilotit finlandez Kimi Raikonen, në sesionin e dytë të provave të lira në Abu Dha...