Sport

Mirënjohje dhe solidaritet te “kokëkuqja”, Leklerk një “danke” për Fetel!

11 Dhjetor 2020, 16:37 Nga DOSJA

ITALI – Erdhi koha që piloti Sebastian Fetel t’i japë lamtumirën Ferrarit. Në pistën e Jas Marinës në Abu Dhabi, do të jetojnë kapitullin e fundit të aventurës së tyre 5-vjeçare. Për këtë ngjarje, 33-vjeçari gjerman ka përgatitur një skafandër me një stof të veçantë.  Faleminderit Ferrari, Itali, djema, Maranello dhe tifozë”, lexohet në mbishkrimin e skafandrës së Seb.

Por edhe shoku i tij i skuderisë, Çarls Leklerk, gjithashtu dëshiron ta festojë Grand Prix e fundit të Sebastian Fetelit në bordin e Ferrarit. Montegasku, në pistën Jas Marina, do të garojë me një skafandër me një dizajn të veçantë për shokun e tij të skuadrës me shkrimin: “Danke Seb” në krye dhe numrin e tij klasik 16, të pasuruar me foto bardhezi të tij me gjermanin.

Sezonin e ardhshëm të Formula 1, piloti gjerman Sebastian Fetel do të jetë pjesë e skuderisë britanike dhe do të garojë me një makinë Aston Martin. Vendin e tij te “kokëkuqja” Ferrari do të zërë piloti meksikan Serxhio Perez.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport abu dhabi carls leklerk ferrari formula 1 kokekuqja sebastian fetel abu dhabi carls leklerk ferrari formula 1 kokekuqja sebastian fetel

Sondazh

Poll