Sport

Fushatë presidenciale te Barça, Farre: “Mbaj Mesin dhe kthej Nejmarin”!

11 Dhjetor 2020, 17:12 Nga DOSJA

SPANJE – Kandidati për president i Barcelonës, Jordi Farre ka nisur fushatën për t’u zgjedhur në krye të klubit katalan, duke bërë premtime të mëdha. Ai ka deklaruar, se Lionel Mesi dëshiron të qëndrojë në klub, dhe se nëse ai fiton zgjedhjet, argjentinasi do të nënshkruajë një kontratë të re për të vazhduar të qëndrojë te “blaugranët”.

Kontrata aktuale e 33-vjeçarit me Barcelonën përfundon në vitin 2021. Ai kërkoi në verë largimin, por nuk u lejua nga ish-presidenti Bartomeu. “Pleshti” u tërhoq në fund, me argumentin se nuk mund të shkonte në gjyq me klubin, ku u rrit dhe u bë ndër më të mirët e historisë së futbollit.

Ndërkohë, mediat jo vetëm spanjole, e shtyjnë Leo Mesin drejt Mançester Sitit dhe së fundmi te Paris SG, me të cilët argjentinasi mund nisë bisedimet që në janar, sapo të hapet afati i transferimit të futbollistëve. Por kandidati për president Jordi Farre, është i bindur se Mesi dëshiron të qëndrojë te Barcelona.

Në një intervistë për “Onda Cero” ai ka deklaruar: “Mesi dëshiron të qëndrojë te Barça. Kjo është ajo që unë di. Familja e tij dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe ne do të punojmë për të. Do të shkoja aq larg, sa të thosha se nëse unë fitoj zgjedhjet, Mesi do ta rinovojë kontratën. Rinovimi i tij do të ndodhë automatikisht më 25 janar, pra një ditë pasi unë fitoj zgjedhjet.”

Kandidati Farre, u shpreh gjithashtu edhe për një nënshkrim të mundshëm me Nejmarin, duke siguruar, se ai do të kërkojë ta rikthejë sulmuesin e Paris Saint-Germain te Barça, i cili u largua në 2017 nga klubi. “Kontrata e Neymarit do të jetë e lirë, sepse investimi do të jetë më i madh se shpenzimi,”– deklaroi Jordi Farre.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona kandidati per president jordi farre katalanasit leo mesi lionel mesi nejmar pleshti barcelona kandidati per president jordi farre katalanasit leo mesi lionel mesi nejmar pleshti

Sondazh

Poll