Sport

Milan duhet të presë ende për rikuperimin e Ibrahimovic, Pioli rigjen Bennacer kundër Parmës

11 Dhjetor 2020, 18:59 Nga DOSJA
Milan duhet të presë ende për rikuperimin e Ibrahimovic, Pioli

MILANO– Asnjë lajm të mirë për Zlatan Ibrahimovic. Të premten në mëngjes, sulmuesi suedez është stërvitur përsëri i veçuar dhe me siguri nuk do të jetë në dispozicion të teknikut Pioli për ndeshjen e së dielës kundër Parmës. Gjendja e tij po përmirësohet ndjeshëm pas dëmtimit që suedezi pësoi në ndeshjen kundër Napolit. Milan nuk preferon të rrezikojë sulmuesin, duke parë edhe ngjeshjen e kalendarit. Në këtë pikë, Zlatan ka të ngjarë të kthehet për ndeshjen e së mërkurës kundër Genoas.

Nga ana tjetër, Pioli, do të jetë në gjendje të llogarisë mesfushorin Bennacer, i cili ka punuar me pjesën tjetër të grupit dhe është rikuperuar plotësisht pas lodhjes së muskujve. Algjeriani do të jetë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Parmës që do të luhet në orën 20:45.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bennacer ibrahimovic milan bennacer ibrahimovic milan

Sondazh

Poll