Sport

Apeli shkon në favor të Juventusit, Alvaro Moratës i ulet dënimi dhe do të jetë në ndeshjen kundër Genoa-s

11 Dhjetor 2020, 20:51 Nga DOSJA
Apeli shkon në favor të Juventusit, Alvaro Moratës i ulet

ITALI-Alvaro Morata është përsëri në dispozicion të Andrea Pirlos. Sulmuesi spanjoll do të jetë në ndeshjen ndaj Genoa-s. Gjykata Sportive pranë Federatës Italiane të Futbollit ka vendosur të pranojë apelin e Juventusit për uljen e dënimit të sulmuesit spanjoll Alvaro Morata nga dy javë pezullim në vetëm një të tillë.

Morata do të jetë në ndeshjen e së dielës, në këtë pikë, sulmuesi mund të marrë përsëri vendin e tij si titullar së bashku me Cristiano Ronaldon. Alvaro Morata u ndëshkua me karton të kuq në përfundim të ndeshjes ndaj Beneventos, pasi e teproi me protestat ndaj arbitrit dhe më pas u pezullua me dy javë nga Gjykata Sportive, që sot i reduktoi dënimin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alvaro morata juventus alvaro morata juventus

Sondazh

Poll

Sport 11 Dhjetor 2020, 19:17

Makina e Kimi Raikonen mbulohet nga flakët

ABU DHABI – Një tjetër makinë nën flakë në Formulën 1. Bëhet fjalër për atë të pilotit finlandez Kimi Raikonen, në sesionin e dytë të provave të lira në Abu Dha...