Sport

“Super-bodrum” nëntokësor për verën, ektravaganca e çiftit Bekham për Krishtlindje

11 Dhjetor 2020, 18:28 Nga DOSJA

ANGLI – Në dy vitet e fundit, familja i ka kaluar Krishtlindjet në shtëpinë e tyre në Kotsuolds, që kushton 6 milionë stërlina.

Posh dhe Beks kanë pyetur këshillin e qarkut të Uest Okfordshair, nëse mund të ndryshonin planet për të ndërtuar një bodrum vere nën garazhin e tyre, i cili do të lidhte shtëpinë me një tunel nëntokësor.

Ideja e tyre është që bodrumi të ketë përmasat 117.5 metra katrorë, në vend të 81 metrave katrorë që është aktualisht leja. Ky bodrum më i madh mund të ruajë 7,315 shishe verë.

Çifti Bekam e kalon pjesën më të madhe të vitit në shtëpinë e tyre në Cotswolds, një fshat në vend të Londrës. David dhe Viktoria shijuan këtu muaj me familjen dhe tre fëmijët e tyre më të vegjël; Romeo 18 vjeç, Kruz 15 vjeç dhe Harper 9 vjeç.

Djali i madh Bruklin, ishte në shtëpi gjatë verës me të fejuarën e tij të re Nikola Peltz, që ishte izoluar më parë me familjen e saj në SHBA. Çifti është kthyer në Amerikë dhe mendon t’i kalojë Krishtlindjet jashtë shtetit me familjen e aktores, në vend të Anglisë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport devid bekham kritshtlindjet viktoria bekham devid bekham kritshtlindjet viktoria bekham

Sondazh

Poll