Sport

Makina e Kimi Raikonen mbulohet nga flakët

11 Dhjetor 2020, 19:17 Nga DOSJA

ABU DHABI – Një tjetër makinë nën flakë në Formulën 1. Bëhet fjalër për atë të pilotit finlandez Kimi Raikonen, në sesionin e dytë të provave të lira në Abu Dhab.

41-vjecari po ngiste makinën e tij Alfa Romeo qetësisht, kur papritur u shfaq flakë nga motorri. Zjarri u shtua, duke krijuar momente paniku në pistë dhe pilotit iu desh të nxitonte për të dalë sa më shpejt nga makina, duke marrë edhe një urdhër nga drejtuesit e skuadrës në radio. “Zjarr në makinë, nxito të largohesh nga makina,”- dëgjohet në radion e Raikonen në ato momente.

Menjëherë kanë ndërhyrë komisarët e pistës me fikëset e zjarrit, të ndihmuar edhe nga vetë Raikonen për të normalizuar situatën. Gjithsesi, sa i përket aspektit sportiv, finlandezi mund të marrë një penalitet për startin e garës ditën e dielë.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport abu dhabi alfa romeo formula1 kimi raikkonen abu dhabi alfa romeo formula1 kimi raikkonen

Sondazh

Poll