Sport

VIDEO/ “Do të thyej në mes”, Florian Marku tregon “nervin” e shqiptarit, bokseri përplaset në hotel me boksierin bri

11 Dhjetor 2020, 12:05 Nga DOSJA
VIDEO/ “Do të thyej në mes”, Florian Marku tregon

ANGLI-Boksieri shqiptar Florian Marku është bërë pjesë e një incidenti në një hotel në Britaninë e Madhe. Gjithçka nisi ku në rrjetin social “Twitter” ku boksieri anglez Macaulay McGowan e etiketoi shqiptarin si “xhuxh të vogël”, ndërsa kundërpërgjigja e Markut ishte: “Ma thuaj në fytyrë”. McGowan nuk vonoi shumë të përgjigjej, duke i kërkuar rivalit të tij numrin e dhomës së hotelit ku po qëndron boksieri shqiptar, përpara se Marku t’i jepte shifrat shumë të rëndësishme: “694”.

McGowan më pas postoi në Twitter disa fotografi gjatë momentit kur po afrohej për në dhomën e Markut. Në pamjet e publikuara nga Matchroom Boxing, Marku filloi t’i afrohej McGowan ndërsa hyri në korridor.“Pse vepron si idiot? Ti e di që unë të thyej në mes. Se njoh fare këtë idiot! Po erdhi në dhomën time, do ta mbyll derën dhe do ta zgjidh çështjen privatisht me të”, dëgjohet Marku në video.

Duke parë situatën e krijuar, punonjësit e sigurisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën. Boksieri shqiptar numëron 7 fitore në boksin profesionist dhe ditën e shtunë do të përballet me Jamie Stewart.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport florian marku florian marku

Sondazh

Poll