Sport

Tamponët bëjnë lëmsh Hysaj-n dhe Rrahmanin, as 24 orë dy futbollistët shërohen nga koronavirusi

11 Dhjetor 2020, 11:26 Nga DOSJA
Tamponët bëjnë lëmsh Hysaj-n dhe Rrahmanin, as 24 orë

NAPOLI-E çuditçme por e vërtetë. Pa mbushur ende 24 orë,Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani kanë rezultuar negativ në tamponet e tyre të kryera të premten paradite. Dy futbollistët shqiptarë rezultuan pozitiv në prag të ndeshjes së fundit në grup për Europa League me Real Sociedad.Ishin tampone të kryera një ditë përpara ndeshjes, por që në fakt rezultuan fals.

17 nëntor është data e fundit ku Hysaj ka prekur fushën, pikërisht në ndeshjen me Bjellorusinë për Ligën e Kombeve. Hysaj ka munguar në gjashtë ndeshje, ndërsa pritet të rikthehet ndoshta që këtë të dielë në përballjen me Sampdorian.

Sakaq Rrahmani ka rezultuar pozitiv pas kthimit nga kombëtarja e Kosovës, teksa ndeshjen e fundit me Moldavinë, që dardanët e fituan 1-0, ai ka qenë titullar. Menjëherë pas kësaj ai u karantinua dhe ka munguar në gjashtë ndeshje, po aq sa dhe Hysaj.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hysaj rrahmani hysaj rrahmani

Sondazh

Poll