Sport

Presidenti Ademi dhe trajneri Shalandes, “kokë më kokë” në Zyrih…

11 Dhjetor 2020, 10:30 Nga DOSJA
Presidenti Ademi dhe trajneri Shalandes, “kokë më

ZVICER – Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i shoqëruar nga zv.trajneri Muharrem Sahiti dhe anëtarë të FFK-së, ndodhet në Zyrih të Zvicrës ku është takuar edhe me trajnerin e përfaqësueses së “dardanëve”, Bernard Shalandes.

Mediat kosovare raportojnë, se në këtë takim është biseduar në detaje për gjithçka që e pret përfaqësuesen e Kosovës gjatë vitit 2021, duke filluar me ndeshjet kualifikuese për botërorin “Katar 2022”, si dhe për gjendjen në kampin “dardan”.

Presidenti Ademi dhe trajneri Shalandes, kanë diskutuar edhe për miqësoret e shumta që Kosova do të zhvillojë gjatë vitit 2021, si dhe për projektet e Federatës së Futbollit të Kosovës. Në fund është shprehur optimizëm dhe shpresë, se viti 2021 do të jetë i suksesshëm për kombëtaren e “dardanëve”.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kampi dardan muharrem sahiti përfaqësuesja e kosovës presidenti agim ademi trajneri bernard shalandes kampi dardan muharrem sahiti përfaqësuesja e kosovës presidenti agim ademi trajneri bernard shalandes

Sondazh

Poll