Sport

Dunga drejt Kenias, drejtori Djarmati: “I ka skaduar pashaporta, duhet të ishte personalisht”

11 Dhjetor 2020, 11:18 Nga DOSJA

SHKODER – Lajmi për largimin e sulmuesit Ismael Dunga drejt Kenias, ka krijuar jo pak shqetësim në kampin kuqeblu shkodran. Arsyeja e këtij largimi të futbollisti drejt vendlindjes lidhet me faktin, se Dungës i skaduar pasaporta dhe për rrjedhojë i ka përfunduar edhe leja e qëndrimit në Shqipëri.

Për të qetësuar “ujërat”, menjëherë ka reaguar drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati, i cili pohon se diçka e tillë është e vërtetë, por edhe se sulmuesi do rikthehet përsëri, pasi të pajiset me dokumentacionin e nevojshëm.

“Dungës i ka skaduar pashaporta. Menduam çdo formë, por nuk mund ta shmangnim paraqitjen për të dhënat biometrike, ku Dunga duhet të paraqitet personalisht. Kemi bërë përpjekjet maksimale. Vizën e ka gati në Egjipt dhe për një periudhë afro 2-javore do të rikthehet përsëri. Dje ai është nisur nga Shkodra,”- ka deklaruar Djarmati për mediat shkodrane.

Por lajmi i mirë për shkodranët dhe trajnerin Brdariç është rikthimi në skuadër i brazilianit Viktor da Silva, i cili me gjasa do të plotësojë boshllëkun e krijuar nga Dung ate Vllaznia për ndeshjen e javës së 8-të ndaj Partizanit që do të zhvillohet në fundjavë në “Loro Boriçi”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport drejtori matko djarmati ismael dunga kampi shkodran ndeshja ndaj partizanit trajneri brdaric vllaznia drejtori matko djarmati ismael dunga kampi shkodran ndeshja ndaj partizanit trajneri brdaric vllaznia

Sondazh

Poll