Sport

Revolucion te Ferrari: Administratori Kamileri jep dorëheqjen, “bosi” Elkan merr frenat e “kokëkuqes”…

11 Dhjetor 2020, 07:29 Nga DOSJA

ITALI – Tërmet te Ferrari. Administratori Luis Kamileri i ka komunikuar “kokëkuqes” vendimin e tij, se për arsye personale, jep dorëheqjen me efekt të menjëhershëm nga roli i CEO dhe anëtar i bordit të drejtorëve. Presidenti i Ferrarit, Xhon Elkan, duke shprehur keqardhje për këtë vendim, njoftoi se ai, do të marrë rolin e administratorit të përkohshëm, deri sa bordi i drejtorëve të Ferrarit të identifikojë një pasardhës të Kamilerit.

Duke komentuar dorëheqjen e Kamilerit, Xhon Elkan u shpreh: “Unë do të doja të shpreh falënderimet tona të sinqerta për Luis, për përkushtimin e tij të pakushtëzuar si administrator që nga viti 2018 dhe si një anëtar i bordit të drejtorëve që nga viti 2015. Pasioni i tij për Ferrarin është i pakufishëm dhe nën udhëheqjen e tij kompania e ka vendosur veten si një nga korporatat më të mëdha në botë, duke përfituar nga trashëgimia e saj me të vërtetë unike dhe ndjekja e vazhdueshme e ekselencës. Ne i urojmë atij dhe familjes së tij një periudhë të gjatë dhe të lumtur pensioni.”

“Ferrari ka qenë një pjesë e jetës time dhe shërbimi si administrator ka qenë një privilegj i madh,”- tha Kamileri. “Admirimi im për punonjësit në Maranelo, për pasionin dhe përkushtimin që ata i kushtojnë gjithçkaje, është i pakufizuar. Unë jam krenar për shumë arritje që kompania ka arritur që nga viti 2018 dhe e di që vitet më të mira të Ferrarit duhet të akoma për të ardhur.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferrari formula 1 john elkan kokekuqja xhon elkan ferrari formula 1 john elkan kokekuqja xhon elkan

Sondazh

Poll