Sport

E pasigurtë pjesëmarrja e Luis Hamiltonit në Grand Prix të Abu Dhabit…

10 Dhjetor 2020, 18:01 Nga DOSJA
E pasigurtë pjesëmarrja e Luis Hamiltonit në Grand Prix të

ABU DHABI – Në programin e Grand Prix të Abu Dhabi këtë fundjavë, FIA ka njoftuar për konferenca shtypi me Xhek Aitken te Uilliams dhe Xhorxh Rasëll te Mercedes, si javën e kaluar kur Hamilton u tërhoq. Mirëpo ekipi gjerman, kishte qenë më i kujdesshëm, duke planifikuar një takim me “pilotët” e saj, pa thënë se cilët. Hija e Luis Hamiltonit ende varet mbi “paddock” dhe situatën e këtyre dy ekipeve. Ndërkohë kampioni i botës i ka paralajmëruar fansat e tij, se ishte më mirë, duke lënë të hapur mundësinë për ta parë përsëri në garë.

Rregullat drastike shëndetësore të Emirateve Arabe lejojnë disa devijime nga protokolli, me kushtin e fluturimit në një aeroplan privat, me dijeni të FIA-s. Kësisoj, disa menaxherë ekipesh dhe pilotë e kanë përdorur këtë privilegj për të vonuar mbërritjen e tyre në Abu Dhabi.

Sa për kampionin e botës, ai nuk mund të largohej nga Bahreini para të enjtes, për shkak të dhjetë ditëve të karantinës, rregull i vendosur për të gjitha rastet pozitive. Për t’u kthyer në Emiratet e Bashkuara Arabe, Hamilton, së pari, do të duhet të sigurojë një test negativ para se t’i nënshtrohet një të dyti për të hyrë në “paddock”.

Gjithsesi, teknikisht, ai ka kohë deri në orën 5 të së shtunës, koha e fillimit të provave që vërteton pjesëmarrjen në Grand Prix. “Të gjithë skenarët janë të mundshëm deri të shtunën,” thotë një ndër kampionët e botës. Sakaq, Xhek Aitken pranoi dje, se ishte në “pasiguritë më të mëdha” për pjesën tjetër të fundjavës së tij.

Ndërsa Xhorxh Rasëll, i lumtur që mban bluzën e Mercedes, përpiqet të mos mendojë për të nesërmen. “Ne jemi në pritje të rezultateve të testeve të Luisit. Nëse ato janë negativë, ai do të jetë në makinë,”– deklaron i riu Rasëll.

Gjithsesi, sipas një informacioni të “L’Equipe”, Luis Hamilton është larguar dje nga Bahreini pas një prove negative dhe është duke pritur në dhomën e tij për rezultatin e testit negativ të Abu Dhabit, për të na befasuar me kthimin e tij në “paddock”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport abu dhabi bahrein formula 1 grand prix luis hamilton xhorxh rasell abu dhabi bahrein formula 1 grand prix luis hamilton xhorxh rasell

Sondazh

Poll