Sport

EUROPA LEAGUE/ Në stadiumin “Maradona” mjafton barazimi, Napoli dhe Real Sociedad kalojnë në raundin tjetër, ja rezultat

10 Dhjetor 2020, 20:18 Nga DOSJA
EUROPA LEAGUE/ Në stadiumin “Maradona” mjafton barazimi, Napoli

EUROPË-Napoli nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 përballë Real Sociedad në ndeshjen e fundit në grupe të Europa League. Rrezultat që pati pak vlerë për faktin që kundërshtari tjetër i Grupit AZ Alkmar u mposht 2-1 nga Rijeka, çka do të thotë se si napolitanët ashtu edhe baskët u kualifikuan në raundin e 1/16-ave.

Për skuadrën e Gattusos shënoi në minutën e 35-të Zielinski, ndërsa në kohën shtesë barazoi Willian Jose. Në Grupin A, Roma humbet në transfertë ndaj CSKA-së së Sofjes me shifrat 3-1, por kjo disfatë ka pak rëndësi pak verdhekuqtë e kishin siguruar kualifikimin për në raundin tjetër.

REZULTATET E TJERA

Bayer Leverkusen – Slavia Prague       4-0

Dundalk – Arsenal    2-4

Beer Sheva – Nice 1-0

Lech Poznan – Rangers   0-3

PAOK – Granada CF  0-0

PSV – Omonia    4-0

Rapid Vienna – Molde    4-0

Rijeka – AZ Alkmaar 2-1

St. Liege – Benfica    2-2

Young Boys – CFR Cluj     2-1

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league napoli roma europa league napoli roma

Sondazh

Poll