Sport

Përdhunoi shqiptaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 9 vite burg për ish-futbollistin e Milanit

10 Dhjetor 2020, 18:32 Nga DOSJA
Përdhunoi shqiptaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 9 vite

MILANO-Gjykata e Apelit në Milano konfirmoi dënimin me 9 vjet burg për dhunë seksuale ndaj Robinhos. Ish lojtari i Milanit u dënua në shkallën e parë në vitin 2017 për një episod që ndodhi më 22 janar 2013 ku sipas gjyqtarëve, Sipas rindërtimit të ngjarjes, ai dhe disa nga miq të tij kishin shtyrë një vajzë 23-vjeçare (me origjinë shqiptare) të konsumonte alkool në një disko të njohur të kryeqendrës së Lombardisë derisa kishte mbetur pa ndjenja dhe më pas e kanë përdhunuar me radhë.

Dënimi u konfirmua gjithashtu për një nga bashkëpunëtorët e Robinhos, Ricardo Falco, ndërsa katër të tjerë ndodhen në arrati. Të dy u dënuan gjithashtu të paguanin 60,000 euro për viktimën.

Në fillim të tetorit Robinho ishte kthyer te klubi i Santos, ekipi në të cilin ai u formua si lojtar, por vetëm disa ditë pasi kishte firmosur, Robinho u largua, nën presionin e medias braziliane, për të qenë në gjendje të përqendrohej ekskluzivisht në procesin që e sheh të përfshirë në Itali.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan robinho milan robinho

Sondazh

Poll