Sport

“Baby” Milan fiton në Pragë dhe mbyll Grupin H si kryesues, Tottenham bën autokritikë/ Përcaktohen 11 skuadrat e fundit

10 Dhjetor 2020, 22:08 Nga DOSJA
“Baby” Milan fiton në Pragë dhe mbyll Grupin H si

EUROPË- Janë përcaktuar tashmë 12 skuadrat e dyta të kualifikuara në 1/16 e Europa League. Milan kishte mbyllur çdo llogari, por edhe në ndeshjen e fundit përballë Spartës së Pragës arrin të fitojë me shifrat 1-0, pothuajse me lojtarë të rinj dhe atyre që kanë pasur pak minuta. Golin e vetëm të takimit e shënoi Hauge në minutën e 23-të, një realizim që ishte i mjaftueshëm pasi çekët u shfaqën të dorëzuar në çdo aspekt.

E mbyll fazën e grupeve në vendin e parë edhe Tottenhami, që fitoi 2-0 ndaj Antwerpit me gola të Carlos Vinicius dhe Los Celsos. Londinezët parakaluan në sprintin final në Grupin J pikërisht belgët, që e mposhtën 2-0 ekipin e Mourinhos në sfidës e zhvilluar në Belgjikë.

Po në këtë grup, Në Grupin K, Wolfsberger e siguroi kualifikimin pasi mposhti 1-0 Feyenoordin e Roterdamit, me gol të Loveljic, ndërsa Dinamo e Zagrebit, që e kishte siguruar më parë kualifikimin, iu imponua 3-1 CSKA-në e Moskës.Maccabi Telaviv ruajti vendin e dytë në Grupin I, pasi mposhti një rival direkt si Sivaspori me rezultat të ngushtë 1-0.

REZULTATET

Braga – FK Zorya Luhansk     2-0

Celtic – Lille 3-2

Zagreb – CSKA Moscoë 3-1

Hoffenheim – Gent  4-1

Leicester – AEK Athens FC     2-0

Liberec – FK Crvena zvezda  0-0

Ludogorets – LASK   1-3

Maccabi Tel Aviv – Sivasspor       1-0

Sparta Prague – AC Milan     0-1

Tottenham – Antëerp    2-0

Wolfsberger AC – Feyenoord       1-0

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league milan europa league milan

Sondazh

Poll