Sport

Europa është “armikja” e Contes, statistikat flasin kundër trajnerit të Interit

10 Dhjetor 2020, 10:22 Nga DOSJA
Europa është “armikja” e Contes, statistikat flasin

MILANO-Eliminimi nga Champions League mbrëmë nuk e lëkund stolin e Antonio Contes, i cili mbetet i vendosur të vazhdojë aventurën në stolin e Interit në bazë të kontratës ku italiani përfiton 1 milion euro neto në muaj. Sezonin e kaluar Conte dështoi të kalojë grupet dhe e njëjta gjë ndodhi edhe këtë vit. Në një mënyrë apo në një tjetër, Conte vazhdon trendin e tij negativ në Europë. Kompeticion që tekniku ende nuk ka arritur të tregojë aftësitë e tij.

Në Itali Conte konsiderohet si një nga më të suksesshmit, sidoqoftë kur i duhet të merret me kupën më prestigjoze, ish-mesfushori i Juventusit lufton pak. Pikët mesatare të tij për ndeshje në Serie A janë 2.20, në Premier League 2.14 dhe në Europa League edhe 2,29, ndërsa në Champions League bie në mënyrë drastike në 1.38.

Në karrierën e tij ky   ishte eleminimi i tretë në fazën e grupeve në 5 pjesëmarrje; bilanci është një arritje në çerekfinale dhe një në raundin e 16-të. Klubi, nga ana tjetër, duhet të merret me dëmin ekonomik: mungesa e hyrjes në raundin tjetër do të kushtojë 9.5 milion dhe  asnjë bonus nga sponsorët dhe as paratë e Europa League.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte inter conte inter

Sondazh

Poll