Sport

Inter mbetet pa Europë, nga Kina kanë vendosur të ndërpresin paratë, Conte mbetet thatë për merkaton e muajit janar

10 Dhjetor 2020, 09:42 Nga DOSJA
Inter mbetet pa Europë, nga Kina kanë vendosur të ndërpresin

MILANO-Një dështim i pastër, pa shumë pikëpyetje: Interi nuk shkoi më shumë se sa një 0-0 kundër Shakhtar Donetsk dhe i thotë lamtumirë Europës, duke e mbyllur në vendin e fundit të Grupit B të Champions League.Një eleminim që djeg, e që Suning nuk do e pranojë aspak. Kështu nënvizon sot Corriere dello Sport, e cila shkruan më pas:

“Asnjë kalim turi në Champions por as Europa League. Fushata e Interit në Europë ka mbaruar më përpara se të gjithë këtë sezon.”Kështu, nëse të kaluarën Suning e kishte pranuar eleminimin me shume zor, tashmë ata nuk e pranojnë aspak atë që ka ndodhur.”

PRITSHMËRITË – “Nga Kina me siguri do të vinë kritika tepër të mëdha për atë që ka ndodhur në Europë. Vetëm një fitore dhe vendi i fundit në grup janë shumë pak për një Inter si ky dhe për ato shpenzime qe ka pasur te ky Inter.”

MERKATO– “Ky eleminim do të sjellë pasoja të mëdha edhe në merkato.”Nëse në shtator Marotta dhe Ausilio kishin mundur të siguronin disa lojtarë me çmim të ulët pasi kishin kompletuar disa shitje.Zhgënjimi është shumë i madh, dhe duke parë edhe ndikimin që pandemia ka pasur në futboll, duket totalisht e pamundur të ndodhë diçka e tillë.Kalimi i turit nga Inter do të kishte sjellë plot 15 milionë euro, që ishin para që do të ndihmonin skuadrën në merkato.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter steven zhang inter steven zhang

Sondazh

Poll