Sport

Skandali! Europoli zbulon skemën e trukimit të futbollit në Moldavi…

10 Dhjetor 2020, 06:55 Nga DOSJA
Skandali! Europoli zbulon skemën e trukimit të futbollit në

MOLDAVI – Tronditet bota e futbollit! Loja më magjike e globit, ka rënë në duart e mafias. Futbolli moldav është goditur nga skandali i fiksimit të ndeshjeve të futbollit.

Zyra e Europolit ka komunikuar, se nga hetimet e fundit në këtë vend, u zbulua se gjysma e skuadrave moldave janë përfshirë në fiksimin e 20 ndeshjeve të futbollit, ndërsa 11 persona dyshohet si organizatorët kryesorë të skemës mafioze, raporton “Panorama Sport”.

Sipas të dhënave paraprake, organizata kriminale moldave kuotonte ndeshjet në bastet aziatike me vlerë nga 10.000-20.000 euro, ndërsa të ardhurat përllogariten në mbi 600 mijë euro. Hetimet nga Europoli janë organizuar, si mbështetje e Moldavisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bastet hetimi i europolit moldavia trukimi i ndeshjeve bastet hetimi i europolit moldavia trukimi i ndeshjeve

Sondazh

Poll