Bota

Video emocionuese/ E veshur me uniformë, 6-vjeçarja me kancer betohet si oficere policie

11 Shkurt 2019, 18:59 Nga DOSJA
Video emocionuese/ E veshur me uniformë, 6-vjeçarja me kancer

Një vogëlushe 6-vjeçare ka bërë betimin zyrtar si një oficere policie. E veshur me uniformën përkatëse Abigail Rose Ariasin, e cila vuan nga kanceri ka realizuar ëndrrën e jetës së saj. Në videon e publikuar nga vetë policia e Texasit shihet momenti emocionues kur 6-vjeçarja betohet me dorën e saj të djathtë të ngritur, shkruan “USAToday”.

Unë, tani dhe gjithmonë premtoj se do të luftoj kundër djemve të këqinj,”– dëgjohet të thotë Abigail,- “derisa kanceri të jetë zhdukur”.

Ceremonia e veçantë u realizua pasi vetë 6-vjeçarja kishte shprehur dëshirën për t’u bërë një oficere. Videoja është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, duke bërë që ‘oficerja e re’ të marrë urime nga e gjithë bota për ëndrrën e realizuar.

Vogëlushja e ka luftuar edhe më parë sëmundjen e rëndë, por këtë herë mjekët nuk i kanë dhënë shpresa. “Kam kancer, ‘djemtë e këqinj’ janë në mushkëritë e mia,”- rrëfen e përlotur Abigail Rose.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 6-vjecarja me kancer 6-vjecarka betohet si oficere abigail rose ariasin policia e texasit 6-vjecarja me kancer 6-vjecarka betohet si oficere abigail rose ariasin policia e texasit

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2019, 17:13

Revolucioni iranian që u kthye në një tmerr

Kur revolucioni islamik para më shumë se dyzet vjetësh arriti të dëbojë Shahun, unë isha vetëm shtatë vjeç. Por kisha qenë në demonstrata, në të cilat më...

Bota 11 Shkurt 2019, 16:49

Rusia do të shkëpus internetin me “botën”

Duket se Rusia do ti qëndrojë luftës kibernetike larg, kështu që ka vendosur të ndërpresë internetin.Testi ka për qëllim kalimin e të dhënave nëpërmjetë  qyteta...