Aktualitet

Akuzat e SPAK për përfshirjen në vrasjen e Lamajt dhe Saliut, avokati i Lul Berishës: Të pambështetura në fakte, do ndjek

8 Dhjetor 2020, 19:54 Nga DOSJA
Akuzat e SPAK për përfshirjen në vrasjen e Lamajt dhe Saliut,

TIRANË- Pas njoftimit të  SPAK  se ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, drejtuesin e bandës së Durrësit Lulzim Berishën, nën akuzën se bashkë me anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit janë përgjegjës për vrasjen e tre personave në dy ngjarje, ka reaguar edhe avokati i Berishës Detar Hysi.

Në një reagim të shkurtër për Fax News, Hysi ka deklaruar se për gjithçka do të ndiqet rruga ligjore, pasi sipas tij jemi përpara një dyshimi të pa mbështetur në prova.

“Për gjithçka do të ndjekim rrugët ligjore, pasi jemi përpara një dyshimi të pa mbështetur në prova dhe në fakte!”- ka thënë Hysi.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. Në operacionin që dërgoi pusullën tek Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri, Indrit Taullai Luftar Reçi dhe Plaurent Dervishaj, janë angazhuar 60 efektivë dhe një tufë me prokurorë.  Lulzim Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkë me kunatin e tij Plarent Dervishaj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet detar hysi lulzim berisha detar hysi lulzim berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 18:33

TIRANË– Lulzim Berisha i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe të Vajdin Lamajt, ka mohuar akuzat. Në një me...