Aktualitet

Dy atentatet që ‘fundosën’ Shullazin, Berishën&CO! Zbardhen pas 15 vitesh vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut,

8 Dhjetor 2020, 16:09 Nga DOSJA
Dy atentatet që ‘fundosën’ Shullazin,

TIRANË- Dosja.al ka siguruar ekskluzivisht një pjesë nga materiali i dosjes së (SPAK) për operacionin e bujshëm që ka nisur në Shqipëri dhe Kosovë, dhe ku deri më tani janë arrestuar Viktor Ymeri, Indrit Taullai, ndërsa Emiljano Shullazit i është komunikuar masa e sigurimit “arrest me burg” nga qelia ku po qëndron aktualisht për të tjera vepra penale dhe pritet arrestimi për Lulzim Berishën dhe Plaurent Dervishajn. Ndërkohë që Luftar Reçi është kthyer në bashkëpunëtorin e drejtësisë. 

Por pse akuzohen këta emra të njohur të botës së krimit? 

SPAK ka ngritur ‘stekën’ e hetimit dhe ka regjistruar procedimin penal më 21 tetor të 2020-ës për këta persona, ndërsa ka hetuar dy vrasje duke i akuzuar këta emra si bashkëpunëtorë. Bëhet fjalë për dy vrasje të bujshme që kanë tronditur Shqipërinë në vitin 2005. Ngjarja e parë kriminale është vrasja e Klodian Saliut, i njohur si rivali i Lulzim Berishës, e ndodhur më 26 shkurt 2005, ku Saliu u ekzekutua në Maminas dhe që prej asaj kohe gjithnjë është përfolur se pas ngjarjes qëndronte Lulzim Berisha.

“Nga tërësia e provave krijohet dyshimi i arsyeshëm se të hetuarit Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Luftar Reçi kanë konsumuar elementë të veprës penale “vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit Klodian Saliu”-thuhet në dosjen hetimore e siguruar ekskluzivisht nga Dosja.al. 

Ngjarja e dytë kriminale, që SPAK akuzon grupin si ekzekutor është vrasja e biznesmenit Vajdin Lame. Biznesmeni u vra me lëndë shpërthyese më 27 shkurt të vitit 2005, dhe bashkë me të humbi jetën edhe Artan Arsi. “Nga tërësia e provave të analizuara krijojnë dyshimin e arsyeshëm se të hetuarit, Emiljano Shullazi në rolin e organizatorit, si dhe Viktor Ymeri, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taulla dhe Luftar Reçi, (këta të fundit në rolin e ndihmësit), kanë konsumuar elementë të veprës penale “vrasje në rrethana të një ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim”. 

Por në ç’baza i akuzon prokuroria?

Në materialin që SPAK ka referuar kërkesën për të siguruar urdhër-arrestet, organi i akuzës citon një dëshmitar i cili ka deklaruar se: Luli me rastin që i kishte shpëtuar atentatit kishte shpëtuar të gjithë shokët e tij. Në këtë lokal ndërmjet të tjerëve ka qenë Luli, Lenti, Indriti, G.M., M.K., dhe disa të tjerë që nuk i njihja. Unë u ula në tavolinë me Lulin, Indritin dhe Lentin. Në biseda në tavolinë, Indriti u shpreh se na kishte ecur mbarë disa kohë, ku e kishte fjalën për vrasjen e Vajdinit dhe Klodian Saliut.”

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi indrit taullai luftar reci lulzim berisha plaurent dervishaj viktor ymeri vrasja e klodian saliut vrasja e vajdin lames emiljano shullazi indrit taullai luftar reci lulzim berisha plaurent dervishaj viktor ymeri vrasja e klodian saliut vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll